1 Tetor 2026, 10:13
Nga E.d
Pamje
TIRANA- Partia Socialiste ka paraqitur qëndrimin e saj në Konferencën e Kryetarëve lidhur me hetimet ndaj ish-drejtores së Shërbimit Informativ, Vlora Hyseni. Për këtë të fundit, Partia Demokratike kërkoi një mocion me debat. PD kërkoi që të shqyrtohen përgjegjësitë institucionale për emërimin, ushtrimin e detyrës, mbikëqyrjen dhe largimin e Hysenit nga drejtimi i Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe masat e marra për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.
Në lidhje me këtë, PS ka deklaruar se çdo dyshim i ngritur nga organi i akuzës duhet të hetohet dhe të zbardhet deri në fund nga SPAK. Në qëndrimin e saj, PS thekson se organet e drejtësisë duhet të lejohen të kryejnë punën në mënyrë të pavarur. Kjo duke shmangur ndërhyrjet apo mbivendosjet nga institucionet e tjera. Ata thanë se Kuvendi nuk mund të përdorë instrumentet e kontrollit parlamentar për të dubluar ose zëvendësuar kompetencat e prokurorisë, për të verifikuar prova, për të përcaktuar fakte penale apo përgjegjësi individuale.
Në fund, socialistët deklaruan se mbështesin parimin që pafajësia apo fajësia e një zyrtari të përcaktohet nga prokuroria dhe gjykata dhe jo nga institucionet politike.
Qëndrimi i plotë i PS në Konferencën e Kryetarëve:
Lidhur me hetimet mbi ish-drejtoren e Shërbimit Informativ ne presim që çdo dyshim i organit të akuzës të hetohet dhe zbardhet deri në fund nga SPAK, të cilët duhen lënë të bëjnë punën e tyre pa asnë ndërhyrje apo mbivendosje, përmes procesit të pavarur të hetimit dhe të gjykimit. Rruga pa kthim që kemi zgjedhur është rruga e pavarësisë së organeve të drejtësisë për të hetuar e gjykuar këdoqoftë, pavarësisht statusit social apo funksionit publik. Sipas jurisprudencës së konsoliduar tanimë të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi nuk mund të përdorë instrumentet e kontrollit parlamentar për të dubluar ose zëvendësuar kompetencat e prokurorisë, për të verifikuar prova, për të përcaktuar fakte penale apo përgjegjësi individuale.
Falë kësaj shumice qeverisëse, me kurajo e me vendosmëri i është hapur rruga drejtësisë së pavarur, në një vend ku deri para shumë pak vitesh kjo pavarësi ishte e paimagjinueshme prej shekujsh.
As mund të jenë këto zhvillime me drejtësinë baltë kundër Shqipërisë, e cila po bën në rrugën e saj të bashkimit me Europën shumëçka që as nuk mund të imagjinohet akoma në vendet e tjera të rajonit dhe që koha do ta çmojë më mirë se sa kushdo.
Jo më larg se dje Ursula von der Leyen konfirmoi “Kur shohim çështje të cilat po hetohen, ato janë prova që sistemi po funksionon. Ky është fuqizimi i sistemit”. Prandaj ta lemë sistemin të bëjë punën e vet. Asnje instrument kontrolli parlamentar, nga mocioni me debat deri tek komisioni hetimor parlamentar, nuk mund ta zëvendësojë, ta ndikojë, ta kushtëzojë apo pengojë hetimin e plotë dhe të pavarur nga prokurorët e SPAK. Dua të ripërsëris këtu se çdo sulm personal ndaj prokurorëve të SPAK, të cilët meritojnë respekt për punën e tyre, duhet të ndalet. Rituali i turpit në dy të hëna të muajit nga një i pandehur para dyerve të SPAK, duhet të ndalet. Forca politike, brenda së cilës militon ky person, duhet ta bëjë debatin e parë brenda vetes për këtë çështje.
Çdokush është i pafajshëm deri në gjykimin përfundimtar po askush nuk është mbi ligjin në asnjë rast e për asnjë arsye. Qëndrimi ynë mbetet ai që kemi thënë ditën e parë të Reformës në Drejtësi:
Pafajësia ose fajësia e një zyrtari, edhe pse i propozuar, mbështetur apo votuar prej nesh, i vendosur nën akuzë është një çështje individuale përballë prokurorisë e gjykatës dhe kjo shumicë qeverisëse, i mbetet besnike këtij qëndrimi duke mos hyrë në meritën e asnjë çështjeje të drejtësisë dhe duke mos bërë avokatinë e askujt që përballet me drejtësinë.
Shkarkimi i menjëhershëm dje nga detyra i drejtores së shërbimit ishte pikërisht shembulli i kësaj qasje nga ana jonë. Ndërkohë që të gjitha institucionet që ngarkon ligji:
Kryeministri → varësia institucionale
Komisioni i Kuvendit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes → mbikëqyrja parlamentare
Presidenti → raportim + kompetenca mbi drejtimin
Inspektori i Përgjithshëm → inspektim i veprimtarisë
KLSH/Auditimi → kontroll financiar
Prokuroria/Gjykata → kontroll ligjor/judicial në fushat përkatëse
Kjo është një çështje që unë i duhet lënë prokurorisë dhe gjykatës, jo leximit sporadik të materialeve hetimore që nxirren për të bërë çorap opinionin publik. Procesi do të tregojë nëse ka apo jo gjëra që kanë cenuar çfarëdoqoftë në lidhje me sigurinë kombëtare apo në lidhje me partnerët tanë./Dosja.al
ps pd shish
Politike
1 Tetor 2026, 09:10
E.d
Ursula von der Leyen dhe Edi Rama
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kërkoi më 30 shtator që Shqipëria të p&...
Politike
1 Tetor 2026, 07:50
E.d
Konferenca e Kryetarëve
TIRANA- Konferenca e Kryetarëve do të shqyrtojë sot kërkesën e PD për mocion me debat...
Politike
30 Shtator 2026, 22:24
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes pa...
Politike
30 Shtator 2026, 22:16
E. D
pamje nga protesta
PRISHTINË- Në Prishtinë është mbajtur protesta e radhës kundër vendimit të Gjykatës Specia...
Politike
30 Shtator 2026, 21:11
E. D
Sali Berisha
PRESHEVË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes subjekteve po...
Politike
30 Shtator 2026, 19:54
E. D
Departamenti Amerikan i Shtetit
TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit ka theksuar në raportin për Shqipërinë se korrupsioni...
Politike
30 Shtator 2026, 19:43
E. D
foto ilustruese
TIRANË- DASH ka theksuar në raportin për Shqipërinë se investitorët strategjikë përfitojnë n&e...
Politike
30 Shtator 2026, 19:31
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit ka evidentuar në raportin për Shqipërinë se ndërhyrja politike d...
Politike
30 Shtator 2026, 18:47
E. D
DASH
TIRANË- DASH ka shprehur kritika për bujqësinë në vendin tonë, duke theksuar se ky sektor përballet me inform...
Politike
30 Shtator 2026, 18:44
E. D
Ursula von der Leyen
TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se lufta kundër korrupsionit është n&eum...