web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Veprim i ulët”/ Kryemadhi flet për publikimin e videove intime

1 Tetor 2026, 10:14, Aktualitet CNA

Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme për seancën e gjykimit me themel të dosjes “Meta”.

Para hyrjes në GJKKO, Kryemadhi është pyetur nga gazetarët për një koment mbi publikimin e videove intime në rrjet.

Kryemadhi tha se e dënon me forcë publikimin e videove, ndërsa shtoi se është shqetësuese që njerëzit ndihen më “të dhunuar” nga nxjerrja e këtyre videove sesa nga fenomene që prekin shoqërinë tonë, si shpopullimi apo taksat e larta.

“Përveç ndjenjës së shëmtuar që më la, për shkak të viktimave të atyre videove, të gjitha atyre grave apo vajzave, ai që i ka regjistruar dhe i ka shpërndarë ka bërë një veprim të ulët që unë e dënoj me forcë.

Ajo që dua të them është që nuk ka çfarë i duhet asnjërit se çfarë bën një njeri në dhomën e vet të gjumit apo me jetën e vet private dhe tjetra është mënyra se si ne po fillojmë dhe po gjykojmë situatën dhe problematikën shoqërore të shoqërisë sonë është e tmerrshme.

Të ndihesh më i dhunuar nga një video porno që shikon se sa nga taksat e larta, nga mungesat e punës, nga shpopullimi është një fatkeqësi e madhe dhe për mua është fatkeqësi kombëtare. Jap atë ndjenjë dhimbjeje për gratë dhe viktimat e atyre filmimeve dhe ndiej neveri për ata që e kanë bërë atë gjë”, u shpreh Kryemadhi. /CNA 





Lajmet e fundit nga