Rrëzohet një helikopter në Kaliforni! Dy persona të vdekur, dy të plagosur dhe një i zhdukur
Dy persona kanë vdekur, dy të tjerë janë plagosur dhe një tjetër është zhdukur pasi një helikopter mjekësor u rrëzua në ujë pranë ishullit Santa Catalina në Kaliforni, pak pas ngritjes të mërkurën në mbrëmje, thanë zyrtarët.
Incidenti që përfshinte një helikopter të Shërbimeve Mjekësore Ajrore REACH me pesë persona në bord u raportua pranë platformës së uljes së helikopterëve në Pebbly Beach, rreth një milje nga Avalon, menjëherë pas orës 7:50 të mbrëmjes, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Qarkut të Los Angeles. Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e helikopterit ose për ku ishte drejtuar.
Autoritetet thonë se katër persona u nxorën nga vendi i ngjarjes dhe u dërguan në spital. Zjarrfikësit e Qarkut të Los Anxhelosit thanë se dy prej tyre vdiqën, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të qëndrueshme.
Mbikëqyrësja e Qarkut të Los Anxhelosit, Janice Hahn, e cila përfaqëson Ishullin Catalina, ndau një postim X pas aksidentit.
“Jam informuar se një helikopter mjekësor që po largohej nga Ishulli Catalina është rrëzuar menjëherë pas ngritjes. Zjarrfikësit e Qarkut të Los Anxhelosit, Sherifi, Roja Bregdetare dhe Zjarrfikësit e Avalonit janë në vendngjarje. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe po lutem për të gjithë ata që ishin në bord”, tha ajo.
Një zëdhënës i Global Medical Response, që zotëron helikopterin, tha se ishte në dijeni të incidentit dhe po koordinohej me autoritetet dhe ekipet e ndihmës së shpejtë.
Departamenti i Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit dhe Departamenti i Zjarrfikësve të Avalonit gjithashtu reaguan. Një ekip zhytjeje, disa avionë dhe anije po kërkojnë gjithashtu zonën.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit pritej të drejtonte hetimin.
Estonia ndalon tranzitin e drithërave ruse dhe bjelloruse përmes territorit të saj
SHBA-të heqin Sirinë nga ndalimi i eksportit të armëve, lehtësohen sanksionet ndaj Damaskut
Më shumë bagazhe dore pa pagesë në avion, si do të funksionojë dhe kur hynë në fuqi
- 10:19 Estonia ndalon tranzitin e drithërave ruse dhe bjelloruse përmes territorit të saj
- 10:16 Prokurorët kundërshtojnë ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale: Rrezikojnë hetimet dhe luftën ndaj korrupsionit
- 10:10 Ambasadori Eric Wendt takohet me Ministrin Hoxha, vlerësohet partneriteti SHBA-Shqipëri
- 10:07 Bardhi nga Konferenca e Kryetarëve: Vlora Hysenin e ka emëruar Rama, të vijë të japë llogari
- 09:50 SHBA-të heqin Sirinë nga ndalimi i eksportit të armëve, lehtësohen sanksionet ndaj Damaskut
- 09:49 Më shumë bagazhe dore pa pagesë në avion, si do të funksionojë dhe kur hynë në fuqi