Lajmi i fundit

Berisha në Strasburg: Kur 90% e mediave kontrollohet nga qeveria, pluralizmi bëhet fiktiv

Parkimet me pagesë, Kryetari i PD-së, Durrës: Vendim abuziv! Qytetarëve s'u ofrohet zgjidhje por u merren para

10:07, 01/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga data 5 tetor, qytetarët e Durrësit do të vijojnë të paguajnë për parkimin e tyre në Durrës.

Kryetari i PD-së në Durrës, Adrian Gashi e quajti padrejtësi ndaj qytetarëve të Durrësit, vendosjen e pagesës për parkim në rrugët e qytetit.

“Këto janë lekë që do u merren qytetarëve të Durrësit nga buxheti i tyre mujor. Ky është vendim abuziv i miratuar vetëm me votat e këshilltarëve të PS-së, ndërsa këshilltarët e PD-së kanë votuar kundër” tha Gashi  në një intervistë sot për emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv.  

Por çfarë do të sjellë?

Qytetit të Durrësit dhe banorëve të tij para se ti ofrohet një zgjidhje se nuk ka parkime por as transport publik do u merren lekë dhe për ato pak vende parkimi që ka.

“Durrësi është një qytet që vuan nga mungesa e parkimeve, vuan trafikun, nuk ka parkime publike e të mjaftueshme për banorët dhe për ata që punojnë në këtë qytet, nuk ka transport publik. Ndërkohë tarifa shkon deri në 17 mijë lekë në muaj.

Kryetarja e bashkisë tha se zgjidhja për qytetarët do të jetë në kohën e ardhme, ndërsa lekët do t’i marrim që nga data 5. Për çdo zgjidhje do të jetë në të ardhmen” shton Gashi.

Kryetari i PD-së së qytetit bregdetar sjell dhe një shembull konkret të situatës në qytet.

“Në lagjen 3 të Durrësit ku banon dhe kryetarja e bashkisë. Në këtë rrugë janë 6 pallate, 180 apartamente, 26 biznese. Vetëm njëri prej këtyre bizneseve ka 150 punëtorë. Kjo zonë ka vetëm2 8 vende parkimi.

 Në një kohë që bashkia e Durrësit duhej të gjente  mënyra si të ndihmojë qytetarët për të dalë nga kolapsi që kemi me trafikun e parkingun, bashkia edhe ato pak parkime i bën me pagesë. Kjo është shumë e padrejtë që I bëhet qytetit të Durrësit. Ka dhe qytete në Europë që disa rrugë kryesore me pagesë, por kanë dhe shërbim tramvaje, transport publik efikas. Por ne na mungon” thekson Gashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco