Mocioni me debat për Vlora Hysenin, PS e PD nuk gjejnë dakordësi në Konferencën e Kryetarëve! Miratimi i kalon Kuvendit

1 Tetor 2026 | 10:29

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste nuk kanë arritur të dakordësohet këtë të enjte në Konferencën e Kryetarëve lidhur me kërkesën e opozitës për mocion me debat lidhur me çështjen e ish-Drejtores së SHISH, Vlora Hyseni. Pas diskutimeve ata nuk arritën të gjenin një dakordësi duke sjellë që miratimi do të kalojë në seancën plenare në Kuvend.

Gjatë fjalës së saj, deputetja demokrate Jorida Tabaku u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të japë llogari për rastin e Vlora Hysenit se si u emërua ajo në krye të SHISH.

“Së pari, më lejoni të them që ju besoj më mirë se të gjithë të tjerët se keni qenë ish-ministër i Mbrojtjes, por edhe kolegë të tjerë, si z. Mediu dhe të tjerë që kanë punuar në fushën e mbrojtjes, e dini rëndësinë që ka kjo çështje. Për ta trajtuar këtë si një çështje kombëtare, jo si një çështje qoftë partiake, qoftë të diskutimeve të njëanshme nga maxhoranca.

Unë së pari dua të ngre shqetësimin që mbledhja e Këshillit të Sigurisë, pa përfaqësues nga opozita, për mua ishte jo vetëm e njëanshme, por ishte njëkohësisht një vendim i cili nuk ofroi transparencë. Sepse, në qoftëse transparenca do të ishte ofruar në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për të diskutuar atje disa nga shqetësimet që ka ngritur opozita, do të ishim sigurisht duke diskutuar në një prizëm tjetër.

Fakti që mbledhja e Këshillit të Sigurisë u mblodh nga të njëjtët persona, të cilët do të ishin edhe ulur në tryezë, të cilët kanë pasur në dorë ta parandalojnë, ta kontrollojnë, ta monitorojnë këtë fenomen që nuk ishte i ri për opinionin publik, as për politikën, sepse ne e kemi denoncuar për vite me radhë. Dhe aty ishin po ata që mund ta kishin marrë vendimin dhe nuk e morën.

Për mua, e bën jashtëzakonisht të nevojshëm debatin parlamentar. E dëgjova me shumë interes kolegun parafolës dhe unë nuk e di se në cilën nga pikat që kërkon Prokuroria e Posaçme dhe është duke hetuar Prokuroria e Posaçme, lidhen kërkesat e Partisë Demokratike.

Prokuroria e Posaçme është duke verifikuar, duke kontrolluar, hetuar faktin që shtetasja Vlora Hyseni ka ndihmuar, nëpërmjet furnizimit me të dhëna dhe informacion të klasifikuar, shtetasin Ergys Agasi, i cili është i akuzuar për një sërë veprash penale.

Ndërkohë që kërkesat që ne kemi bërë nuk lidhen me objektin e hetimit nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

Kryeministri do të duhet të vijë e të japë përgjigje! Fatkeqësisht, ky parlament nuk mund të përdoret për mburojë politike”, tha ajo.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij u shpreh se mocioni nuk ka lidhje me sekretin hetimor apo me dosjen e prokurorisë, por kërkon llogaridhënie politike dhe institucionale për mekanizmat e kontrollit, emërimit, mbikëqyrjes dhe largimit të drejtueses. Sipas tij, Kryeministri Edi Rama ka përgjegjësi direkte pasi ishte ai që e emëroi në krye të institucionit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori Eric Wendt takohet me Ministrin Hoxha, vlerësohet partneriteti SHBA-Shqipëri

Ambasadori Eric Wendt është takuar me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë të ditur Ambasada Amerikane përmes një postimi në...
10:10 | 01/10/2026

Publikimi i videove intime të personazheve publike, Policia e Tiranës nis hetimet

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për publikimin dhe shpërndarjen e videove intime në portale dhe platforma online. Çështja është referuar në Prokurori, ndërsa hetuesit...
22:35 | 30/09/2026

Juristi Myftari kundër ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale: Kufizojnë mjetet e kërkimit të provës

Duke komentuar propozimet e kryeministrit Edi Rama për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, në një lidhje live për “Now me Erla Mëhillin”, juristi Kreshnik...
22:32 | 30/09/2026