Policia e Shtetit ka nisur marrjen në pyetje të personave që dyshohet se kanë lidhje me skandalin e videove intime që qarkulluan gjatë ditës së djeshme në media.
Sipas raportimeve në media, sot pritet të merret në pyetje kompozitori Adrian (Adi) Hila, i cili dyshohet se ka filmuar veten e tij ne momente intime me vajza dhe figura të njohura të show bizzit, në studion e tij muzikore.
Rrethanat se si këto materiale janë siguruar dhe më pas kanë përfunduar në faqe të ndryshme online janë tashmë pjesë e verifikimeve të Policisë së Shtetit.
Kjo e fundit njoftoi dje se ka nisur hetimet për verifikimin e faqeve dhe burimeve nga ku dyshohet se kanë rrjedhur videot, si dhe për mënyrën se si materialet private janë publikuar dhe shpërndarë.












