Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale pamje nga vizita e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Shqipëri.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama ka publikuar momente nga pritja dhe takimi me von der leyen, duke e shoqëruar postmin me një mesazh për ndjekëit e tij.
“Dhe me disa momente nga pritja e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
Gjatë vizitës së saj në Shqipëri, von der Leyen vlerësoi përparimin e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, ajo deklaroi se anëtarësimi i Shqipërisë do të forconte si vendin, ashtu edhe Bashkimin Evropian. Presidentja e Komisionit Evropian theksoi, megjithatë, se Shqipëria ka ende punë përpara dhe se kërkohen reforma të mëtejshme në të gjithë kapitujt e hapur të negociatave.










Komente
Komento