E enjte, 1 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Miranda Kerr rikthehet në pasarelë pas nëntë vitesh

Pas nëntë vitesh nga paraqitja e saj e fundit në një sfilatë mode, Miranda Kerr u rikthye në pasarelë. Ish-modelja e Victoria’s Secret parakaloi të martën, më 29 shtator, në shfaqjen e shtëpisë së modës Stella McCartney, e zhvilluar gjatë Javës së Modës në Paris.

43-vjeçarja u shfaq me një fustan në ngjyrë menteje, me një nyjë në bel, hapje anash dhe shpatulla të theksuara. Ajo e kompletoi look-un me flokët e mbledhur bisht dhe një grim të thjeshtë në tonalitete natyrale.

Reklamë

VIDEO KETU

Kjo ishte paraqitja e parë e Kerr në një pasarelë që nga qershori i vitit 2017, kur ajo kishte sfiluar për shtëpinë e modës Moschino.

Sipas Page Six, kjo ishte hera e tretë që Miranda Kerr merr pjesë në një sfilatë të Stella McCartney. Dy paraqitjet e mëparshme të saj për stilisten britanike datojnë në tetor 2011 dhe shtator 2013.

Rikthimi në pasarelë vjen vite pasi Kerr u largua nga Victoria’s Secret, ku ishte një nga modelet e njohura të markës. Për këtë paraqitje, ajo zgjodhi një pamje elegante dhe minimaliste, duke tërhequr vëmendjen gjatë sfilatës së koleksionit pranveror.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.