Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sekuestrohen pasuritë 2.6 milion euroshe dhe “Bentley” i Kastriot Haskos, u bë “mollë sherri” mes biznesmenëve për tokën "e falsifikuar" në Palasë (NJOFTIMI)

Shkruar nga Newsbomb
Sekuestrohen pasuritë 2.6 milion euroshe dhe “Bentley” i
Dy biznesmenet Vasil Bedinaj dhe Luan Muça

Prokuroria e Fierit bën me dije se ka sekuestruar  2.6 milionë euro llogari bankare biznesmenit Kastriot Hasko, për të cilin thuhet se ka përfituar 1143 hektarë tokë me dokumente të falsifikuara. Po ashtu njoftohet se Haskos i janë sekuestruar edhe 1 milion e 865 mijë lekë, 7515 dollarë dhe një makinë ‘Bentley’ me vlerë 250 mijë dollarë.

Ashtu siç kemi raportuar, Kastriot Hasko, ndërtues dhe një biznesmen 70 vjeçar, ra në prangat e policisë së Fierit mbrëmjen e 16 shtatorit pas një urdhri të prokurorisë nën akuzën e falsifikimit të pronave në Seman të Fierit.

Kastriot Hasko nuk është emër i panjohur për publikun. Gjatë këtij muaji, ai u përfshi në konfliktin mes dy biznesmenëve Vasil Bedinaj dhe Luan Muçës, për sipërfaqen e një toke në Palasë, sherr që për pak precipitoi në konflikt me armë në 6 shtator në hotelin Regina Palm.

Ashtu siç kemi raportuar, Kastriot Hasko, ndërtues dhe një biznesmen 70 vjeçar, ra në prangat e policisë së Fierit mbrëmjen e 16 shtatorit pas një urdhri të prokurorisë nën akuzën e falsifikimit të pronave në Seman të Fierit.

Referuar njoftimi të bërë nga Prokuroria e Fierit mësohet se konkretisht janë sekuestruar: 2,610,195 Euro (dy milion e gjashtëqind e dhjetë e njëqind e nëntëdhjetë e pesë euro); 1,865,076 Lek (një milion e tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e shtatëdhjetë e gjashtë lek); 7,515 USD (shtatë mijë e pesëqind e pesëmbëdhjetë dollarë amerikanë); si dhe një automjet tip “Bentley” model “Flying Spur”, vit prodhimi 2024, me vlerë blerje të deklaruar 250,000 Euro (dyqind e pesëdhjetë mijë euro), të cilat dyshohen se janë produkte të veprave penale objekt i hetimeve të këtij procedimi penal.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Hetimet mbi falsifikimin e pronave, Prokuroria e Fierit sekuestron 2.6 milionë euro llogari bankare të shtetasit K.H., dhe një ‘Bentley’

Me vendim të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u sekuestruan 2.6 milionë euro në llogari bankare si dhe një automjet tip ‘Bentley’ të shtetasit K.H., nën akuzë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 287 të Kodit Penal.

Ky shtetas, aktualisht me masë sigurimi “Arresti në shtëpi”, nëpërmjet vendimeve të falsifikuara ka arritur të regjistrojë sipërfaqe të konsiderueshme toke. Për rrjedhojë në vijim të hetimeve u sekuestruan:

Llogari bankare me vlera:

- 2,610,195 Euro (dy milion e gjashtëqind e dhjetë e njëqind e nëntëdhjetë e pesë euro);

- 1,865,076 Lek (një milion e tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e shtatëdhjetë e gjashtë lek);

- 7,515 USD (shtatë mijë e pesëqind e pesëmbëdhjetë dollarë amerikanë); si dhe

- Një automjet tip “Bentley” model “Flying Spur”, vit prodhimi 2024, me vlerë blerje të deklaruar 250,000 Euro (dyqind e pesëdhjetë mijë euro), të cilat dyshohen se janë produkte të veprave penale objekt i hetimeve të këtij procedimi penal.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtari kriminale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese