Laporta shpreson që një lojtar i Barcelonës ta fitojë Topin e Artë

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka komentuar mundësinë që një prej futbollistëve të klubit katalunas të shpallet fitues i Topit të Artë.

Të lidhura

None found

Barcelona e mbylli sezonin 2025/26 me trofeun e La Ligës, ndërsa triumfoi edhe në Superkupën e Spanjës. Në Ligën e Kampionëve, skuadra u ndal në çerekfinale pas eliminimit nga Atletico Madridi.

Pavarësisht këtij eliminimi, disa prej yjeve të Barcelonës patën rol të rëndësishëm në suksesin e ekipit në Kupën e Botës 2026. Për këtë arsye, Laporta beson se njëri prej tyre e meriton Topin e Artë.

“Si tifoz i Barcelonës dhe president i këtij klubi, natyrisht që dëshiroj që çmimin ta fitojë një lojtar i yni. Kemi disa kandidatë dhe ndihemi shumë krenarë për të gjithë”, deklaroi Laporta.

Ai veçoi veçanërisht Lamine Yamalin, duke thënë se do të ishte i lumtur nëse çmimi do t’i jepej talentit spanjoll.

“Nëse fitues do të jetë Lamine Yamal, do të gëzohem shumë. Ai zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm dhe me mënyrën e tij të lojës vazhdon t’u dhurojë kënaqësi tifozëve të futbollit në mbarë botën. Edhe këtë sezon e ka nisur në mënyrë shumë të mirë dhe po paraqitet në nivel të lartë. Është një nga lojtarët që, siç shprehet edhe vetë, u sjell kënaqësi spektatorëve”, shtoi presidenti i Barcelonës.

Laporta theksoi se vendimi do të merret më 26 tetor, duke shpresuar që çmimi të shkojë te një futbollist i Barcelonës.

“Do të presim të shohim çfarë do të ndodhë më 26 tetor. Shpresojmë që drejtësia të vihet në vend dhe një lojtar i Barcelonës ta fitojë Topin e Artë. Nëse bëhet fjalë për Lamine, atëherë emocionet tona do të jenë edhe më të mëdha”, përfundoi ai.


Shtuar më 1.10.2026 10:47

Quantcast
sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş