AKTUALITET, 1 October 2026, 10:43

'Neveri'/ Kryemadhi para SPAK: Të ndihesh më i dhunuar nga një video porno sesa nga rritja e taksave, largimi i të rinjve apo shpopullimi është fatkeqësi kombëtare

Ish-deputetja Monika Kryemadhi foli me gazetarët në hyrje të SPAK, lidhur me disa video intime që qarkullojnë në rrjet me personazhe VIP.

Kryemadhi u shpreh se ndjen neveri për personin që i ka xhiruar at0 momente intime dhe për atë që i ka shpërndarë në rrjet.

Ajo shton se është e tmerrshme që shoqëria ndjehet e dhunuar nga disa video pornografike dhe jo nga korrupsioni dhe vjedhja e xhepave të qytetarëve.

Kryemadhi: I kam parë. Përveç ndjenjës së shëmtuar për shkak të viktimave gjithë grave dhe vajzave. Personit që i ka bërë ai që i ka regjistruar dhe shpërndarë veprim që e dënoj me forcë.

Nuk ka ç’i duhet asnjërit se ç’bën njeri në dhomën e vet të gjumit apo në jetën private. Mënyra si po gjykojmë situatën problematika dhe jetën shoqërore është e tmerrshme.

Të ndihesh më i dhunuar nga një video porno që shikon se sa nga taksat e larta, mungesat e punës, nga largimi i të rinjve dhe të rejave, nga shpopullimi i Shqipërisë është një fatkeqësi kombëtare. Ndjej një dhimbje për gratë, ndjej neveri për ata që e kanë bërë atë gjë.