I mbijetoi injeksioneve vdekjeprurëse, rasti tronditës i Christa Pike, u dënua me vdekje për vrasjen e shoqes

Nga Rosalba Bejdo
1 Tetor 2026, 10:47 | Bota

Do të bëhej gruaja e parë që ekzekutohej me vdekje në gati 2 shekuj në shtetet e bashkuara. Por Christa Pike, e dënuar për vrasjen e një shoqeje shkolle, 3 dekada më parë i mbijetoi injeksionit vdekjeprurës.

Pas debateve dhe një beteje ligjore që përfundoi me vendimin e gjykatës së lartë për të lejuar ekzekutimin, në orën 20 të së mërkurës, dy shiringa me pentobarbital ju injektuan të dënuarës në një burg të Nashvill, por për çudinë e të pranishmëve, zemra e saj vazhdoi të rrihte.

Gazetarët që ndodheshin në ambientet e burgut raportuan se gjatë procesit ajo dëgjohej teksa merrte frymë dhe ankohej për dhimbje ose shqetësime në krah. Në një moment, perdja e dhomës së ekzekutimit u mbyll dhe gazetarëve ju kërkua të largoheshin.

Ekipi ligjor i gruas bëri menjëherë kërkesë për të ndalur ekzekutimin dhe Pike u transportua në një spital jashtë institucionit ku siç pretendojnë po merr trajtimet e nevojshme për t’i shpëtuar jetën. Pike ishte vetëm 18 vjeçe kur, në vitin 1995, së bashku me të dashurin e saj dhe një person tjetër, joshi në një zonë të pyllëzuar 19-vjeçaren Colleen Slemmer ku me pas e torturoi dhe e vrau.

Pike dhe i dashuri i saj e pranuan krimin dhe u dënuan për vrasje të shkallës së parë. Avokatët e Pike kishin kërkuar ndalimin e ekzekutimit, duke argumentuar se ajo kishte qenë viktimë e abuzimit dhe neglizhencës gjatë fëmijërisë, si dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Pas dështimit të ekzekutimit, guvernatori i Tennessee, Bill Lee, pezulloi të gjitha ekzekutimet e tjera për këtë vit dhe kërkoi një hetim të pavarur mbi procedurën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos