E enjte, 1 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Ekzekutohet me armë zjarri Presidenti i Klubit të Futbollit  

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin bullgar.

 Iliyan Filipov, biznesmen i njohur dhe president i klubit të elitës Botev Plovdiv, është vrarë me armë zjarri në qytetin e Plovdivit.

Reklamë

Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të së mërkurës, në një pronë në pronësi të Filipovit.

47-vjeçari ishte gjithashtu pronar i kompanisë së transportit dhe logjistikës PIMK, një prej kompanive më të mëdha në Bullgari.

Pas atentatit, policia ka ndërmarrë masa të menjëhershme sigurie, duke bllokuar hyrjet dhe daljet kryesore të qytetit të Plovdivit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Prokurorja e Rrethit të Plovdivit, Vanya Hristeva, deklaroi në një konferencë të shkurtër se autoritetet po ndjekin të gjitha pistat e mundshme për të identifikuar autorin dhe zbardhur motivet e vrasjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.