1 Tetor 2026, 10:40
Nga E.d
Taulant Balla
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla duke folur për skandalin e SHISH tha se SPAK duhet të hetojë çdo dyshim, ndërsa theksoi se përgjegjësia mbetet individuale. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Balla foli edhe për kërkesën e PD-së për mocion debati.
Në lidhje me këtë, Balla tha se Kuvendi nuk mund të përdorë instrumentet e kontrollit parlamentar për të dubluar ose zëvendësuar kompetencat e prokurorisë, për të verifikuar prova, për të përcaktuar fakte penale apo përgjegjësi individuale.
Balla: Qëndrimi ynë, lidhur me hetimet mbi ish-drejtoren e Shërbimit Informativ ne presim që çdo dyshim i organit të akuzës të hetohet dhe zbardhet deri në fund nga SPAK, të cilët duhen lënë të bëjnë punën e tyre pa asnjë ndërhyrje apo mbivendosje, përmes procesit të pavarur të hetimit dhe të gjykimit. Rruga pa kthim që kemi zgjedhur është rruga e pavarësisë së organeve të drejtësisë për të hetuar e gjykuar këdoqoftë, pavarësisht statusit social apo funksionit publik. Sipas jurisprudencës së konsoliduar tanimë të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi nuk mund të përdorë instrumentet e kontrollit parlamentar për të dubluar ose zëvendësuar kompetencat e prokurorisë, për të verifikuar prova, për të përcaktuar fakte penale apo përgjegjësi individuale.
Falë kësaj shumice qeverisëse, me kurajo e me vendosmëri i është hapur rruga drejtësisë së pavarur, në një vend ku deri para shumë pak vitesh kjo pavarësi ishte e paimagjinueshme prej shekujsh. As mund të jenë këto zhvillime me drejtësinë baltë kundër Shqipërisë, e cila po bën në rrugën e saj të bashkimit me Europën shumëçka që as nuk mund të imagjinohet akoma në vendet e tjera të rajonit dhe që koha do ta çmojë më mirë se sa kushdo.
Jo më larg se dje Ursula von der Leyen konfirmoi “Kur shohim çështje të cilat po hetohen, ato janë prova që sistemi po funksionon. Ky është fuqizimi i sistemit”. Prandaj ta lemë sistemin të bëjë punën e vet. Asnjë instrument kontrolli parlamentar, nga mocioni me debat deri tek komisioni hetimor parlamentar, nuk mund ta zëvendësojë, ta ndikojë, ta kushtëzojë apo pengojë hetimin e plotë dhe të pavarur nga prokurorët e SPAK. Dua të ripërsëris këtu se çdo sulm personal ndaj prokurorëve të SPAK, të cilët meritojnë respekt për punën e tyre, duhet të ndalet. Rituali i turpit në dy të hëna të muajit nga një i pandehur para dyerve të SPAK, duhet të ndalet. Forca politike, brenda së cilës militon ky person, duhet ta bëjë debatin e parë brenda vetes për këtë çështje.
Çdokush është i pafajshëm deri në gjykimin përfundimtar po askush nuk është mbi ligjin në asnjë rast e për asnjë arsye. Qëndrimi ynë mbetet ai që kemi thënë ditën e parë të Reformës në Drejtësi: Pafajësia ose fajësia e një zyrtari, edhe pse i propozuar, mbështetur apo votuar prej nesh, i vendosur nën akuzë është një çështje individuale përballë prokurorisë e gjykatës dhe kjo shumicë qeverisëse, i mbetet besnike këtij qëndrimi duke mos hyrë në meritën e asnjë çështjeje të drejtësisë dhe duke mos bërë avokatinë e askujt që përballet me drejtësinë.
Shkarkimi i menjëhershëm nga detyra i drejtores së shërbimit ishte pikërisht shembulli i kësaj qasje nga ana jonë. Ndërkohë që të gjitha institucionet që ngarkon ligji:
Kryeministri → varësia institucionale
Komisioni i Kuvendit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes → mbikëqyrja parlamentare
Presidenti → raportim + kompetenca mbi drejtimin
Inspektori i Përgjithshëm → inspektim i veprimtarisë
KLSH/Auditimi → kontroll financiar
Prokuroria/Gjykata → kontroll ligjor/judicial në fushat përkatëse
Kjo është një çështje që unë i duhet lënë prokurorisë dhe gjykatës, jo leximit sporadik të materialeve hetimore që nxirren për të bërë çorap opinionin publik. Procesi do të tregojë nëse ka apo jo gjëra që kanë cenuar çfarëdoqoftë në lidhje me sigurinë kombëtare apo në lidhje me partnerët tanë./Dosja.al
taulant balla vlora hyseni spak
Aktualitet
1 Tetor 2026, 10:28
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Shoqata e Prokurorëve të Shqipërisë ka reaguar pas prezantimit të ndryshimeve në Kodin e Procedur...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 10:19
E.d
Foto ilustruse
FIER- Prokuroria e Fierit ka sekuestruar ditën e sotme 2.6 milionë euro llogari bankare të biznesmenit Kastriot Has...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 10:08
E.d
Pamje
GREQI- Leja e ndërtimit të ndërtesës në rrugën Lysikratous, në zonën e Plakës në Athinë, e cil...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 09:55
E.d
Edmond Gashi
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen e Onkologjikut dhe ka dërguar çështjen në gjyka...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 09:01
E.d
Foto ilustruse
PRISHTINA- Qytetarë nga e gjithë Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë në marshin për drejt&eum...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 08:44
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Një protestë e dhunshme shpërtheu të mërkurën në mbrëmje në burgun “Don Bosco&rdqu...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 08:37
E.d
Foto ilustruse
Konsumatorët e energjisë elektrike paguan rreth 449.5 milionë lekë, ose afërsisht 4.5 milionë euro, kamatë...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 07:17
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 124-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për m&...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 07:10
E.d
Foto ilustruse
Tregu shqiptar dominohet nga profesione që kërkojnë aftësi të nivelit të mesëm, një strukturë e...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 07:08
E.d
Foto ilustruse
Çmimet e ujit të pijshëm të ambalazhuar në bare dhe restorante gjithnjë e më tepër po rezultojn&eu...