Argjentina pa Messin e nis me fitore bindëse, shkëlqejnë Lautaro dhe Niko Paz

Argjentina pa Messin e nis me fitore bindëse, shkëlqejnë Lautaro dhe Niko Paz

10:01, 01/10/2026

Argjentina  e ka nisur me një fitore 4-0 “jetën” pa Lionel Messin, të tërhequr përfundimisht nga përfaqësuesja pas finales së Botërorit të humbur në SHBA.

“Albiceleste” e nisi nën shenjën e atyre që do të udhëheqin tashmë ciklin e ri, Lautaro Martinez dhe Niko Paz, të cilët dhanë sinjalet e para se gjithsesi përfaqësuesja do të mbetet shumë konkurruese, duke e treguar në fushë në miqësoren e luajtur në Kordoba përballë Bolivisë.

Lautaro ishte ai i cili i dha avantazhin ekipit në minutën e 19-të, para se Niko Paz të shënonte edhe të dytin.

Lojtari i Komos dha asistin për Romeron në pjesën e dytë, ndërsa në fund ishte edhe goli i Manuel Lopez i cili vulosi suksesin 4-0.

Argjentina do të luajë më 3 tetor një tjetër miqësore ndaj Burkina Faso, para se përballet me Beninin më 6 tetor në ndeshjen ku Messi do t’i japë zyrtarisht lamtumirën ekipit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco