Sapo ka mbërrirur në ambientet e gjykatës së shkallës së parë të rrethit gjyqësor Fier, mēsuesi 60- vjeçar Madrid Sula.
Ai dyshohet se i dërgonte mesazhe me përmbajtje erotike një nxënëseje 13 -vjeçare duke komunikuar në mënyrë të papërshtashme me të miturën. 13- vjeçarja e cila ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike u ka treguar prindërve, fillimisht nënës e më pas babait, të cilët kanë berë denoncim pranë policisë së Lushnjës.
Pas administrimit të mesazheve dhe verifikimeve të kryera policia ka arrestuar mësuesin ndërsa materialet i janë nënshtruar procedurave të mëtejshme ligjore. 60- vjeçari do të dalë sot para trupit gjykyes të përbërë nga gjyqtar Noel Veizi dhe prokuror Skerdi Sinanaj ndërsa mbi të rëndojnë akuzat “ Vepra tē turpshme “ dhe “ Pornografia”.
© SYRI.net
Videot intime/ Zgjerohen hetimet, thirren për të dhënë deklarime personat në pamje, reagon Adi Hila
‘Falsifiki dokumentash dhe pastrim parash’/ Sekuestrohen 2.6 mln euro dhe një ‘Bentley’ në Fier, ja kujt i përkasin
Skandali i Onkologjikut, pacientët orientoheshin drejt privatit! Dosja shkon në GJKKO