
Për deputeten e PD, Jorida Tabaku është e papranueshme që kryeministri Edi Rama, t’i shmanget mocionit për debat në Kuvend, lidhur me skandalin e ish drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.
Në fjalën e mbajtur në Konferencën e Kryetarëve, lidhur me kërkesën e PD për mocionin për debat për skandalin Hyseni, Tabaku u shpreh se parlament nuk mund të përdoret për mburojë politike, ndërsa solli në vëmendjen përdorimin e tij për Belinda Ballukun.
‘E keni kthyer në normë. Është e papranueshme. Kryeministri do të duhet të vijë e të japë përgjigje’, ka thënë Tabaku.
Reagimi i plotë:
Së pari, më lejoni të them që ju besoj më mirë se të gjithë të tjerët se keni qenë ish-ministër i Mbrojtjes, por edhe kolegë të tjerë, si z. Mediu dhe të tjerë që kanë punuar në fushën e mbrojtjes, e dini rëndësinë që ka kjo çështje. Për ta trajtuar këtë si një çështje kombëtare, jo si një çështje qoftë partiake, qoftë të diskutimeve të njëanshme nga maxhoranca.
Unë së pari dua të ngre shqetësimin që mbledhja e Këshillit të Sigurisë, pa përfaqësues nga opozita, për mua ishte jo vetëm e njëanshme, por ishte njëkohësisht një vendim i cili nuk ofroi transparencë. Sepse, në qoftëse transparenca do të ishte ofruar në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për të diskutuar atje disa nga shqetësimet që ka ngritur opozita, do të ishim sigurisht duke diskutuar në një prizëm tjetër.
Fakti që mbledhja e Këshillit të Sigurisë u mblodh nga të njëjtët persona, të cilët do të ishin edhe ulur në tryezë, të cilët kanë pasur në dorë ta parandalojnë, ta kontrollojnë, ta monitorojnë këtë fenomen që nuk ishte i ri për opinionin publik, as për politikën, sepse ne e kemi denoncuar për vite me radhë. Dhe aty ishin po ata që mund ta kishin marrë vendimin dhe nuk e morën.
Për mua, e bën jashtëzakonisht të nevojshëm debatin parlamentar. E dëgjova me shumë interes kolegun parafolës dhe unë nuk e di se në cilën nga pikat që kërkon Prokuroria e Posaçme dhe është duke hetuar Prokuroria e Posaçme, lidhen kërkesat e Partisë Demokratike.
Prokuroria e Posaçme është duke verifikuar, duke kontrolluar, hetuar faktin që shtetasja Vlora Hyseni ka ndihmuar, nëpërmjet furnizimit me të dhëna dhe informacion të klasifikuar, shtetasin Ergys Agasi, i cili është i akuzuar për një sërë veprash penale.
Ndërkohë që kërkesat që ne kemi bërë nuk lidhen me objektin e hetimit nga ana e Prokurorisë së Posaçme.
Kryeministri do të duhet të vijë e të japë përgjigje! Fatkeqësisht, ky parlament nuk mund të përdoret për mburojë politike. E përdorët për Belinda Ballukun, tani po e përdorni për Vlora Hysenin. E keni kthyer në normë. Është e papranueshme.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
1 Tetor10:47
‘Gjuha është kthyer në një burg pa mure’/ Berisha në Strasburg: Kur 90% e mediave kontrollohet nga qeveria, pluralizmi bëhet fiktiv
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare për kontrollin e medias dhe kufizimin e pl...
POLITIKE
1 Tetor10:35
Xhixho: 50 mijë apartamente bosh në Tiranë, SPAK të hetojë flluskën imobiliare
Deputetja e Partisë së Lirisë dhe nënkryetarja, Erisa Xhixho kritikoi rritjen e çmimeve të banesave në Tiranë dhe nu...
POLITIKE
1 Tetor10:20
Bardhi nga Konferenca e Kryetarëve: Vlora Hysenin e ka emëruar Rama, të vijë të japë llogari
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve ka folur lidhur...
POLITIKE
1 Tetor10:17
Zbardhen diskutimet te Konferenca e Kryetarëve/ Zhupa: Fikja e radarëve cenim i sigurisë kombëtare, Kuvendi duhet të shqyrtojë përgjegjësitë
Kërkesa e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat mbi përgjegjësitë institucionale lidhur me emërimi...
POLITIKE
1 Tetor09:01
‘Rama kriminalizoi politikën’, Vasili: I pashpresë dhe në panik, skandalet po i dalin dita-ditës
Ish deputetin i PL, Petrit Vasili teksa komentoi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, të prezantuara këtë të mërkur&eum...
POLITIKE
1 Tetor08:07
Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!
Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 124-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, q...
POLITIKE
1 Tetor07:59
Arresti i ish-kreut të SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Konferenca e Kryetarëve do të shqyrtojë sot kërkesën e PD për mocion me debat, në lidhjen me arrestimin e ish-drejtors...
POLITIKE
30 Shtator22:47
Harxhi: Von der Leyen harroi skandalet e Ramës, BE-ja po mbyll sytë përballë narkoshtetit
Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Edith Harxhi, ka reaguar për vizitën e presidentes së Komisionit Europian, Ursula...
POLITIKE
30 Shtator22:00
“Do të zbulohet një skandal edhe më i madh se SHISH”, koloneli bën paralajmërimin e fortë
Pas skandalit të SHISH, ku drejtuesja e tij, Vlora Hyseni, po hetohet nën dyshimin për nxjerrje të informacionit të klasifikuar, kolone...
POLITIKE
30 Shtator21:34
Gazetari Milaim Zeka: Ja pse Rama nuk duhej ta vendoste Vlora Hysenin në krye të SHISH-it
Gazetari Milaim Zeka komentoi masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Zeka foli për emërimin e saj në ...