Nga Elton Qyno, Syri.net
Kompozitori i njohur i muzikës Ardian Hila, është ftuar të dëshmojë në Policinë e Tiranës, lidhur me videot seksuale të filmuara prej tij dhe më pas shpërndara në internet nga persona ende të panjohur.
Hila është telefonuar mbrëmjen e djeshme për t'u paraqitur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, me qëllim dhënien e një dëshmie në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen.
Por telefonatës së një prej hetuesve të njësisë “C” në policinë e Tiranës, Hila, i është përgjigjur se është në gjendje të rënduar psikologjike për shkak të këtij skandali.
Ai ka shtuar se nuk është në gjendje të paraqitet në polici, pasi nuk ndihej mirë pasi kamera e tij është hakëruar nga persona ende të pamësuar prej tij.
Në pamundësi për të shkuar në Policinë e Tiranës, oficerët kanë urdhëruar një patrullë policie, për të shkuar në banesën e tij në kryeqytet, me qëllim shoqërimin e tij forcërisht.
Por teksa policia ka shkuar në banesë, aty nuk ka gjetur asnjë person dhe për pasojë uniformat blu janë larguar.
Që prej mbrëmjes së djeshme, Policia e Tiranës ka nisur një hetim kryesisht për 4 vepra penale, ku mes personave të parë që dyshohen si shkaktarë të këtij skandali, është pikërisht kompozitori Ardian Hila.
© SYRI.net