U kap në flagrancë duke ndezur zjarr, në pranga 76-vjeçari në Memaliaj, i arrestuar edhe një vit më parë për të njëjtin krim Gjyqi ndaj ish presidentit Ilir Meta është shtyrë më datë 15 tetor.
Siç bën me dije gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e avokatëve të ish presidentit, të cilët po zbatojnë bojkotin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
Sakaq gjykata ka pezulluar afatet e paraburgimit dhe ka gjobitur me dy avokatët e Metës dhe Kryemadhit me nga 5 mijë lekë.
Në seancë ish-presidenti Ilir Meta shprehu se mungesa e avokatëve po përdoret në mënyrë abuzive për të pezulluar afatet e paraburgimit.
“Sikurse e dini nga përvoja në këtë çështje, ashtu sikurse edhe prokurorët e dinë, unë kam qenë i pranishëm qe prej ditës së parë. Në mënyrë abuzive përdoret mungesa e avokatëve për pezullimin e afateve të paraburgimit, në mënyrë që të mos më njihet asnjë ditë burg. Nuk e kuptoj konfliktin mes avokatëve dhe Gjykatës. Unë nuk mund t’i kërkoj avokatit tim të humbas licencën. E kundërshtoj kërkesën e prokurorisë që të pezullohet ecja e afateve të paraburgimit. Unë jam këtu dhe jam që të vijoj gjykimi, ose ndryshe ky konflikt është i stisur. Unë kam kërkuar ndërhyrjen e Kuvendit, unë nuk jam shkak i këtij konflikti”, tha Meta.
Gjithashtu në seancë, pasi trupa la sallën, Meta ka shprehur se konflikti është i stisur nga shokët e Ergys Agasit.
Top Channel