Rusia paralajmëroi Europën se fabrikat e saj të industrisë së mbrojtjes që prodhojnë armë për Ukrainën, do të konsiderohen “objektiva të mundshëm ushtarakë” nga Moska. Deklarata është bërë nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, gjatë një takimi me gazetarët, teksa i përgjigjej kërkesës për të komentuar planet e Polonisë për ngritjen e fabrikave që do të prodhojnë raketa për sistemet Patriot.