Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I çonte mesazhe erotike nxënëses 13-vjeçare, ky është mësuesi 60-vjeçar nga Lushnja, hyn i qeshur në gjykatë (VIDEO-PRETENCA E PROKURORISË)

Shkruar nga Newsbomb
I çonte mesazhe erotike nxënëses 13-vjeçare, ky
Mësuesi 60-vjeçar nga Lushnja, Madrit Sula

Mësuesi 60-vjeçar nga fshati Thanasaj i Lushnjës, i cili akuzohet për abuzim seksual me nxënësen e tij 13-vjeçare, ka mbërritur paraditen e sotme në Gjykatën e Fierit ku do të përballet me togat e zeza në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Nën shoqërimin e tre efektivëve të policisë, Madrit Sula shfaqet i qetë madje buzëqesh teksa hyn në ambientet e Gjykatës. Sakaq mësohet se Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë për Madrit Sulën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Siç mund ta shikoni dhe në foton e siguruar nga newsbomb.al ky është mësuesi Madrit Sula i cili i dërgonte mesazhe erotike nxënës së tij 13-vjeçare, ngjarje kjo që u zbulua në fillim të kësaj jave dhe tronditi mbarë opinionin publik. Pritet që në vijim të shikojmë se çfarë do të vulosë Gjykata e Fierit për mësuesin në fjalë.

I çonte mesazhe erotike nxënëses 13-vjeçare, ky
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese