Juventusi rriti kapitalin, tani e ka radhën Spalletti/ Liga e Kampioneve, detyrim për Zonjën e Vjetër Topa që bien nga qielli dhe kontrollohen me një prekje që të bën të dyshosh nëse ajo që sheh është vërtet njerëzore. Në të njëjtën kohë, me një lëvizje perfekte, artisti i veshur me fanellën e futbollistit i ikën kundërshtarit që i është qepur pas. Kontrolli ishte si një mënyrë jetese për të, ndërsa teknika e jashtëzakonshme e vendos pa diskutim mes 10 më të mirëve të të gjitha kohërave.
Driblimi vrastar, goditjet e dënimit të ekzekutuara me saktësi kirurgjikale dhe gjuajtjet e fuqishme e të sakta ishin armët e tij. Edhe loja në ajër ishte pjesë e repertorit, megjithëse duhet parë në të gjitha nuancat e saj. Një gjuajtje me kokë mund të të dërgonte drejt një finaleje Botërori, si në vitin 1998, kur shënoi dy herë ndaj Brazilit, por mund të të ndëshkonte edhe me karton të kuq, si ai që ndoshta i kushtoi Francës finalen e Berlinit, teksa i dha Materazzit një goditje të fortë në gjoks duke kontribuar kështu në gëzimin e fundit të kombëtares italiane për trofeun më të madh të futbollit duke qenë se në atë kohë, jo vetëm që skuadra merrte pjesë, por edhe fitohej.
Dhe e gjithë kjo përmblidhet në një emër, Zinedine Zidane. Dhe ai e mbart me vete bagazhin personal teksa rigjen përballë Të Kaltrit pas atij 9 korriku të 2006. Kemi filluar të njohim Zidane, në 19 mars të 1996, pak më shumë se 30 vjet më parë kur me Bordeaux i dha leksione futbolli Milanit në Kupën UEFA. Juventusi e solli në shtëpi në merkaton e verës dhe pas një fillimi jo të shkëlqyer, Zidane u zgjua në një mbrëmje tetori me një supergol që gjunjëzoi Interin dhe e bëri Juventusin të fluturojë drejt titullit në 1997.
Që nga ai moment Zizou dhuroi momente sublime atyre që e duan futbollin në formën më të pastër të tij, atë të artistit që di të trajtojë mjetin e punës me një kujdes të tillë sa ngjan me një dashuri të vërtetë. Më pas ishte Reali i Madridit që pa të gjithë arsenalin e tij me ruleta, kalime lojtarësh me parabolë, stopime fantastike të topit dhe asiste vizionare. U largua shumë shpejt nga futbolli italian, por ishte i lodhur. Zidane e ndëshkoi Italinë me Francën në Saint Denis në çerekfinale të Botërorit 1998 dhe dy vjet më vonë në finalen e Euro 2000. Të Kaltrit morën revanshin në 2006, një revansh që ishte i ëmbël për Italinë dhe i hidhur për Zidane që la imazhin sublim, një fotogramë të tij duke kaluar pa ia hedhur sytë pranë trofeut të Kupës së botës në momentin kur u ndëshkua me karton të kuq.
Si trajner mendoi mire se mediokriteti nuk është pjesë e jetës së tij, edhe pse shpesh ka pasur një sjellje të përulur. Dhe ai di të bëjë zgjedhje të mira, në fillim Reali i Madridit dhe më pas Franca. Me Los Blancos vendosi rekordin me 3 tituj të Champions League radhazi më pas u largua, por nuk mundi dot t’i rezistojë rikthimit në pankinën merenges ku fitoi edhe një titull në La Liga. Pas kësaj qëndron jashtë futbollit, dhe askush nuk e shqetësoi deri në momentin kur i ofruan pankinën e Francës, skuadra që së bashku me Spanjën ka kualitetet më të larta në fushë dhe në stol, të futbollit botëror.
Pas shumë përballjeve në Ligën e Kampioneve, futbolli italian e ka sërish përballë Zinedine Zidane. Do të jetë pikërisht në shtëpinë e tij ku triumfoi në atë natë të 1998. Do të jetë emocionuese ta rishohësh në pankinën e Les Bleus me Italinë që do të kërkojë ta respektojë në mënyrën më të mirë të mundshme duke tentuar të japë maksimumin dhe ta mposhtë Francën e Zidanë pikërisht në shtëpinë e tyre.
Top Channel