Nisma e PDK-së për ndryshimin e ligjit, Gjykata e Hagës konfirmon se nuk është konsultuar
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se nuk janë konsultuar në lidhje me përpjekjet në Kosovë për ta ndryshuar ligjin që themeloi këtë institucion.
Nisma për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ndryshe e njohur si Gjykata Speciale, është duke u shqyrtuar nga zyra ligjore e kryeministrit Albin Kurti.
Kjo gjykatë e cila më 16 shtator dënoi katër ish-krerë të UÇK-së për krime lufte, mbështetet nga Bashkimi Evropian. Ky dënim shkaktoi kundërshtime politike dhe protesta qytetare në Kosovë.
Ndryshimi i ligjit është iniciativë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), subjektit më të madh opozitar.
Për të kaluar në Kuvend ajo duhet ta marrë pëlqimin e Qeverisë dhe t’i kalojë komisionet parlamentare.
“Nuk jemi konsultuar”, u tha shkurt në një përgjigje të Gjykatës Speciale për REL-in, ku u shtua se ata “nuk komentojnë mbi iniciativat politike”.
Në dokumentin e ndryshimeve të propozuara, kërkohet ndër të tjera, që dënimet më të larta që mund të shqiptohen të jenë 15 vjet burgim dhe që të dënuarit të mund të jenë subjekt i faljes presidenciale.
Vizita në Kosovë, Von der Leyen takohet me Haxhiun
Zgjedhja e presidentit, Kurti nis sot konsultimet me opozitën: Synojmë marrëveshje deri më 6 tetor
Pas vizitës në Shqipëri, Ursula von der Leyen sot në Kosovë! Detaje nga axhenda
- 13:59 Sulmuesi i Anglisë nuk pranon fajësinë për akuzat për sulm në një klub nate në Londër
- 13:47 U kapën duke transportuar me automjet 4 emigrantë, arrestohen dy të huaj në Shkodër
- 13:44 Pas largimit nga Portugalia, Rafael Leao merr numrin 7 të Cristiano Ronaldos
- 13:38 Vizita në Kosovë, Von der Leyen takohet me Haxhiun
- 13:35 Ushtronin prostitucion dhe e reklamonin në rrjete sociale, arrestohen 5 gra të huaja në Tiranë
- 13:30 Kritiku i Kremlinit, Kasparov: Jeta ime është në rrezik! Jam në një listë objektivash vrasjeje