Konkurs për parkun “Rinia”, Rama prezanton projektin ndërkombëtar
“Tirana Fountain Tower” do të jetë kulla më e re që do të ndërtohet në kryeqytet, në zonën e parkut “Rinia”. “Tajvani” bar-kafe që njihet nga të gjithë, do t’i nënshtrohet ndërtimit dhe në garë që kanë paraqitur projektet e tyre janë disa studio arkitekturore të huaja: Barozzi Veiga- Spanjë; BIG – Bjarke Ingels Group- Danimarkë; Cobe- Danimarkë; l’AUC- Francë dhe JDSA – Julien De Smedt Architects- Francë.
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në këtë konkurs dhe në fjalën e tij ai tha se “Tajvani” është një pronë private, që i ka kaluar të gjitha proceset e shpronësimit dhe ndërtimi i ri do të zhvillohet brenda atij perimetri, pa prekur hapësirën publike të parkut.
Edi Rama:
Sot ne rikthehemi të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë kur vjen puna tek zhvillimi i projekteve me rëndësi të veçantë.
Sot ne jemi këtu për të riadresuar zhvillimin e një prone, ku në krye të herës u ngrit një park dhe po ashtu në atë park u ngrit një ndërtesë, që ishte nga të paktat në kohën e komunizmit ku njerëzit mund të takoheshin jo për mbledhje por për të kaluar kohën e lire. Atë kohë në Shqipëri, koha e lirë kalohej në këmbë dhe pikat e shërbimeve për të ngrënë pao për të pirë një kafe, quheshin vetëshërbime dhe rrihej në këmbë.
Tek parku Rinia u ngrit një nga strukturat e para për tu ulur që për nga forma ju dha njerëzve mendimin ta pagëzonin si “Tajvani”, sepse nuk e kishin Kinën për zemër. Struktura u ristrukturua dhe Taivani u kthye në një ngrehinë për shumë më tepër njerëz e shërbime. Dhe objektivi kryesor është që ti mbajnë njerëzit ulur e toi mbajnë pa punë.
Sot jemi këtu për një zhvillim të asaj godine. Është një projekt privat në një pronë private, brenda parkut. Jemi në kushtet që duhet rindërtuar por do ketë një impakt të rëndësishëm në hapësirën përrreth e po zhvillojmë një konkurs ndërkombëtar.




