Shkoi për vizitë në QSUT, kryeministri pritet me protesta: "Arrestoni Ramën", shoqërohen dy protestues
Lajmifundit
/
1 October 2026, 11:22
Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot më 1 tetor për një vizitë në QSUT.
Ai kishte ardhur për të inauguruar kardiokirurgjinë e re.
Mirëpo, është pritur nga protesta. Protestuesit kanë thirrur në kor “Arrestoni Ramën”. Kanë ndërhyrë policët dhe civilët, duke shoqëruar në komisariat një aktivist dhe një student.
Prej kohësh, në rrugët e vendit protestohet kundër qeverisë, teksa kërkohet dorëheqja e kryeministrit. Protestuesit shprehen se kjo qeveri duhet të ikë, pasi korrupsioni ka arritur në nivele alarmante.


