
Itali- Një 37 vjeçar shqiptar u dënua me 8 vite e 10 muaj burg për tentativë vrasje ndaj babait të tij në nëntor të vitit të kaluar në Genova.
Shqiptari u arrestua një javë pas incidentit ku kishte goditur babain e tij me thikë në bark dhe kishte tentuar ta sulmonte sërish, por i plagosur kishte arritur të largohej. Pas krimit, autori u fut brenda shtëpisë ku kishte kërcënuar me thikë edhe vëllain e tij gjatë një telefonate video.
Hetimet e kryera zbuluan se shkaku kryesor për dhunën dhe agresivitetin e 37 vjeçarit ishte abuzimi me kokainën. Dhuna ishte paraprirë nga incidente të shumta keqtrajtimi ndaj familjarëve të tij. Pasi të shlyejë dënimin, 37 vjeçari do të dëbohet nga Italia pasi ishte i vetmi anëtar i familjes që nuk kishte marrë letrat italiane. Versus.al

