BOTA /

Përshkallëzohen protestat në Francë, nxënësit e shkollave "djegin" qytetet, 85 policë të plagosur brenda 1 dite

Protestat nisën për shkak të orareve të gjata në shkolla.

Shkruar nga Versus

Përshkallëzohen protestat në Francë, nxënësit e

Francë- Mbi 625 persona janë ndaluar nga policia si pasojë e dhunës së shpërthyer nga protestat që kanë përfshirë vendin. Ndërkohë 83 policë janë plagosur vetëm gjatë përplasjeve të ditës së djeshme. Protestat nisën javën e kaluar në rajonin Île-de-France rreth Parisit, për oraret e gjata mësimore në shkolla dhe tanimë janë përhapur në qytete të tjera, konkretisht në 356 shkolla.

Të rinj e të mitur nuk kursyen veprimet e tyre të dhunshme ndaj policisë duke u hedhur objekte të forta, duke vënë zjarre etj.

Nga ana tjetër, ministri i Arsimit, Edouard Geffray, tha se që nga fillimi i protestave janë plagosur 119 nxënës dhe punonjës të arsimit. Nga Madridi, presidenti francez Emmanuel Macron kritikoi politikanët e së majtës radikale, të cilët i akuzoi se po “legjitimojnë dhunën”.

Por protestuesit thonë se kërkesat e tyre lidhen kryesisht me kushtet e shkollimit. Një nxënës nga shkolla e mesme Montbello në Lille tha se ata po protestojnë për të drejtat e tyre, duke kundërshtuar oraret që, sipas tij, zgjasin nga ora 08:00 deri në 18:00. Versus.al

Tags:

francë

Poll