Nisma e PDK-së për ndryshimin e ligjit, Gjykata e Hagës konfirmon se nuk është konsultuar

1 Tetor 2026 | 11:06

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se nuk janë konsultuar në lidhje me përpjekjet në Kosovë për ta ndryshuar ligjin që themeloi këtë institucion.

Nisma për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ndryshe e njohur si Gjykata Speciale, është duke u shqyrtuar nga zyra ligjore e kryeministrit Albin Kurti.

Kjo gjykatë e cila më 16 shtator dënoi katër ish-krerë të UÇK-së për krime lufte, mbështetet nga Bashkimi Evropian. Ky dënim shkaktoi kundërshtime politike dhe protesta qytetare në Kosovë.

Ndryshimi i ligjit është iniciativë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), subjektit më të madh opozitar.

Për të kaluar në Kuvend ajo duhet ta marrë pëlqimin e Qeverisë dhe t’i kalojë komisionet parlamentare.

 “Nuk jemi konsultuar”, u tha shkurt në një përgjigje të Gjykatës Speciale për REL-in, ku u shtua se ata “nuk komentojnë mbi iniciativat politike”.

Në dokumentin e ndryshimeve të propozuara, kërkohet ndër të tjera, që dënimet më të larta që mund të shqiptohen të jenë 15 vjet burgim dhe që të dënuarit të mund të jenë subjekt i faljes presidenciale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas vizitës në Shqipëri, Ursula von der Leyen sot në Kosovë! Detaje nga axhenda

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen këtë të enjte do të vijojë me turin e saj në Ballkan ku pas vizitës në Tiranë...
08:37 | 01/10/2026

Prishtinë, nata e 15-të e protestës kundër vendimi të Hagës, vendoset mbishkrimi “Bac s’u kry”

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sonte në natën e pesëmbëdhjetë të protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit dënues të Dhomave...
21:49 | 30/09/2026

Kurti: Asnjëherë s’kam pritur drejtësi nga Specialja, këtë javë i përgjigjemi PDK-së

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se asnjëherë s’ka pritur drejtësi nga Gjykata Speciale, ndërsa ka shtuar se këtë javë do t’i përgjigjen iniciativës...
21:01 | 30/09/2026