Zakonisht qëndroj lakuriq në shtëpi, ishte një gabim fatal”, mësuesi në Itali dërgon pa dashje foto intime në grupin e nxënësve

Një mësues i një shkolle të mesme në Ravena të Italisë është përfshirë në një situatë të sikletshme, pasi gjatë komunikimit me nxënësit ka dërguar gabimisht një fotografi ku shfaqej një pjesë e organeve të tij gjenitale.

Të lidhura

None found

Ngjarja ndodhi të dielën, më 27 shtator, kur ai po fotografonte faqe nga një libër dhe po i dërgonte materialet në grupet e bisedës me nxënësit. Sipas shpjegimit të tij, imazhi intim është përfshirë pa dashje në dërgesë.

Fotografia u fshi menjëherë, por disa nxënës kishin arritur ta shkarkonin. Publikimi i saj shkaktoi reagime dhe zemërim te familjarët e nxënësve që ndodheshin në grup.

Pas incidentit, përfaqësuesit e nxënësve u takuan me drejtuesit e shkollës. Deri të martën, më 30 shtator, mësuesi ende nuk ishte paraqitur në ambientet e shkollës.

“Ishte një aksident i tmerrshëm, një gabim fatal. Nuk kam dashur në asnjë moment t’u dërgoj nxënësve fotografi të organeve të mia gjenitale. Nuk jam i çmendur”, deklaroi ai për të përditshmen ‘Il Resto del Carlino’.

Mësuesi tregoi se të dielën kishte vendosur t’u përcillte nxënësve disa shënime dhe nisi të fotografonte faqet e materialeve.

“E hapa më shumë fushën e kamerës që të sigurohesha se fotot do të përfshinin të gjithë faqen, por pa e kuptuar fotografova edhe një pjesë të organeve të mia gjenitale. Në shtëpi shpesh qëndroj lakuriq, pasi bën shumë vapë, dhe nuk e vura re fare. I kuptoj prindërit që u zemëruan kur e panë fotografinë, por nuk ishte ky qëllimi im. Më duket sikur po jetoj një film”, u shpreh ai.

Në fund, mësuesi tha se ndihet i turpëruar dhe se nuk e di se si do të rikthehet përballë të tjerëve në shkollë.


Shtuar më 1.10.2026 11:27

Quantcast
sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş