Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi pasi Kuvendi refuzoi të zhvillonte debat lidhur me arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.
Sipas Bardhit, hetimet kanë nxjerrë në pah se krimi i organizuar ushtron kontroll mbi institucionet shtetërore.
Të lidhura
None found
Ai deklaroi se Kuvendi nuk mund t’i shmanget diskutimit për këtë çështje, duke theksuar se institucionet dhe grupet kriminale bashkëjetojnë.
Gazment Bardhi: Akuzat e opozitës janë tallur nga Edi Rama. Ilir Proda ishte zgjedhja e Suel Çelës. Ne e kishim paralajmëruar emërimin e Vlora Hysenit. Kuvendi nuk mund të largohet nga ky debat. Krimi i organizuar kontrollon institucionet.
Bardhi tha se Prokuroria zhvillon hetime vetëm kur përballet me prova. Ai shtoi se, nëse Ergys Agasi do ta kishte hedhur celularin në Lanë, Vlora Hyseni do të vazhdonte të ishte në krye të SHISH-it, ku sipas tij vepronte si “ushtare” e Agasit.
“Kemi të bëjmë me një sistem të kalbur. Edhe Policia e Shtetit është vënë në shërbim të krimit të organizuar”, u shpreh ai.
Gazment Bardhi theksoi se shqetësimi për situatën në SHISH dhe në institucione të tjera është ngritur edhe nga partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë. Ai nënvizoi se Partia Demokratike do të vijojë të thotë të vërtetën, me synim mbrojtjen e interesit të qytetarëve shqiptarë.
