Video-t intime të artisteve, Kryemadhi: Neveri. Askush s’ka punë me dhomën e gjumit të tjetrit

Ish-deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me videot intime të disa personazheve të njohur të ekranit. E pyetur nga gazetarët nëse i ka parë videot, Kryemadhi tha se po dhe u shpreh e revoltuar për mënyrën sesi ato janë regjistruar dhe shpërndarë. Ajo e cilësoi si një veprim të dënueshëm si regjistrimin, ashtu edhe publikimin e materialeve private, duke theksuar se askush nuk duhet të ndërhyjë apo të gjykojë jetën intime të një personi.

”Po, i kam parë. Përveç ndjenjës së shëmtuar që më la për shkak të viktimave, të gjitha atyre grave apo vajzave, kushdo që janë. Personi që i ka bërë, ai që i ka regjistruar, por edhe ai që i ka shpërndarë, është një veprim shumë i ulët dhe që duhet të dënohet”, u shpreh Kryemadhi.

Sipas saj, jeta private duhet të mbetet jashtë gjykimit publik. ”Ajo që dua të them është se nuk ka çfarë t’i duhet askujt se çfarë bën një njeri në dhomën e vet të gjumit apo me jetën private”, tha ajo. Kryemadhi e lidhi më tej reagimin shoqëror ndaj këtyre rasteve me mënyrën sesi po trajtohen problematikat e tjera të shoqërisë shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Të ndihesh më i dhunuar nga një video porno që shikon se sa nga taksat e larta, nga largimi i të rejave dhe të rinjve, shpopullimi i Shqipërisë, është fatkeqësi e madhe dhe për mua fatkeqësi kombëtare”, deklaroi ajo. Në përfundim, Kryemadhi tha se ndjen “neveri për vepruesit” që kanë realizuar dhe shpërndarë materialet intime.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?