1 Tetor 2026, 11:36
Nga E.d
Sali Berisha
STRASBURG- Kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka denoncuar në Këshillin e Evropës në Strasburg situatën dramatike të medieve në Shqipëri. Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg, Berisha u shpreh se raportet ndërkombëtare tregojnë se në Shqipëri mbi 90% e mediave, përfshirë mbulimin e lajmeve, debatet dhe editorialet, kontrollohen nga kryeministri.
Lideri i opozitës theksoi se të gjitha rekomandimet e këtij institucioni dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare për mediat në Shqipëri janë injoruar nga qeveria shqiptare. Berisha u ndal edhe tek problemet që shakton kjo situatë, duke thënë se korruptimi i gjuhës shënon shkatërrimin e kontratës themelore mes njeriut, shoqërisë dhe së vërtetës.
Sali Berisha: Raportet më serioze ndërkombëtare dëshmojnë se në Shqipëri mbi 90% e mediave, përfshirë mbulimin e lajmeve, debatet dhe editorialet, kontrollohen nga kryeministri, narkoqeveria e tij dhe bizneset e oligarkëve të tij. Më pak se 10% e mediave që nuk kontrollohen janë subjekt i persekutimit, sulmeve verbale dhe fizike kundër gazetarëve nga vetë kryeministri dhe narkozyrtarët e tij, si dhe i gjobave të rënda, deri edhe i shkatërrimit të pronës dhe pasurisë së tyre.
Të gjitha rekomandimet e këtij institucioni dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare për mediat në Shqipëri janë injoruar nga qeveria shqiptare.
Zonja Kryetare,
Në një kontekst ku 90% e mediave kontrollohet nga interesat politike dhe ekonomike të qeverisë, "e keqja banale" pushon së qeni një seri gabimesh rastësore dhe shndërrohet në një sistem operativ dhe ky është pikërisht rasti i Shqipërisë.
Kur 90% e mediave kontrollohet nga qeveria, korruptimi i gjuhës nuk është më një pasojë anësore, por një teknologji sundimi, dhe ky është një rast tipik i Shqipërisë. Në këtë rast, gjuha kthehet në një lloj "burgu pa mure", ku fjalët përdoren për të parandaluar mendimin e pavarur përpara se ai të lindë. Korruptimi i gjuhës është me distancë mjeti më i fuqishëm dhe më i padukshëm i "të keqes banale".
Korruptimi i gjuhës shënon shkatërrimin e kontratës themelore mes njeriut, shoqërisë dhe së vërtetës. Korruptimi i gjuhës korrupton mendimin: liria bëhet fiktive, pluralizmi politik zëvendësohet nga pluralizmi burokratik, dhe ky është realiteti i sotëm në Shqipëri, narkoshteti i parë dhe i vetëm në Evropë.
Gjuha nuk shërben më për të kërkuar të vërtetën, por për të ndërtuar mure.
Ludëig ëITTGENSTEIN ka thënë: "Kufijtë e gjuhës sime tregojnë kufijtë e botës sime."
Ajo shërben për të sulmuar kundërshtarët dhe për të demonizuar opozitën e vërtetë. Në një vend ku e keqja banale është shndërruar në sistem dhe korruptimi i gjuhës në një teknologji dominuese, opozita është gjithmonë fajtore për çdo gjë që ndodh në vend.
Një qëndrim i prerë, sanksionet ndërkombëtare dhe ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan atë, janë kushte sine qua non për lirinë dhe pavarësinë e mediave dhe për rivendosjen e pluralizmit të vërtetë demokratik në vendin tim./Dosja.al
sali berisha
Politike
1 Tetor 2026, 11:26
E.d
Pamje
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka qenë sot për një vizitë në QSUT, ku dhe do të inaguronte kardiokir...
Politike
1 Tetor 2026, 11:01
G.M
Monika Kryemadhi
TIRANA- Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë në hyrje të SPAK, lidhur me videot intime q&eu...
Politike
1 Tetor 2026, 11:09
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Gjyqi për ish-presidentin e vendit, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin i cili ishte planifikuar të zhvillohej ditën e so...
Politike
1 Tetor 2026, 10:57
E.d
Pamje
TIRANA- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, sapo është mbyllur, ndërsa mazhoranca ka rrëzuar kërkes&eu...
Politike
1 Tetor 2026, 10:48
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur Taulant Ballës i cili tha se Kuven...
Politike
1 Tetor 2026, 10:51
I.A
Edi Rama dhe Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj i ka dal hapur kryeministrit Rama në lidhje me propozimi...
Politike
1 Tetor 2026, 10:13
E.d
Pamje
TIRANA- Partia Socialiste ka paraqitur qëndrimin e saj në Konferencën e Kryetarëve lidhur me hetimet ndaj ish-drejtores së S...
Politike
1 Tetor 2026, 09:10
E.d
Ursula von der Leyen dhe Edi Rama
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kërkoi më 30 shtator që Shqipëria të p&...
Politike
1 Tetor 2026, 07:50
E.d
Konferenca e Kryetarëve
TIRANA- Konferenca e Kryetarëve do të shqyrtojë sot kërkesën e PD për mocion me debat...
Politike
30 Shtator 2026, 22:24
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes pa...