Largimi i Ronaldos nga Portugalia/ Zbulohet numri 7 i ri i luzitanëve, ja kush e merr fanellën ikonike të CR7

Portugalia ka zbuluar numrat e fanellave për ndeshjen ndaj Danimarkës dhe vëmendja është përqendruar te fanella me numrin 7, e cila tashmë i është besuar Rafael Leaos.

Ish-sulmuesi i Milanit, do të mbajë numrin që për vite me radhë ka qenë sinonim i Cristiano Ronaldos me kombëtaren portugeze. Vendimi vjen në një moment kur e ardhmja e CR7 me Portugalinë, është bërë objekt diskutimesh.

Të lidhura

None found

Ronaldo ka qenë për shumë vite pronari i padiskutueshëm i numrit 7 dhe një prej figurave kryesore të kombëtares.

Megjithatë, zhvillimet e fundit kanë ngritur pikëpyetje nëse aventura e tij me Portugalinë po shkon drejt fundit.

Largimi i Ronaldos nga grumbullimi i fundit i kombëtares dhe tensionet e raportuara pas përplasjeve me trajnerin kanë shtuar zërat për një ndarje të mundshme dhe të papritur mes kapitenit legjendar dhe përfaqësueses.

Nëse kjo do të konfirmohej si fundi i aventurës së tij ndërkombëtare, kalimi i numrit 7 te Leao do të merrte një simbolikë të veçantë.

Ronaldo e ka mbajtur fanellën me numrin 7 për pjesën më të madhe të karrierës së tij me Portugalinë, duke e kthyer atë në një prej numrave më ikonë në futbollin botëror. Tashmë, Rafael Leao është lojtari që do ta veshë atë në përballjen me Danimarkën.


Quantcast
sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş