Liga e Kombeve, Greqia pret Holandën për të “konsoliduar” kreun e grupit

Nga A2 CNN
1 Tetor 2026, 11:43 | Futboll

Liga e Kombeve, Greqia pret Holandën për të

Një duel me shumë peshë në Grupin A2 të Nations League është dhe ai mes Greqisë dhe Holandës. Greqia pret Holandën, me vendasit që vijnë në këtë përballje në krye të grupit pas një starti perfekt. Grekët kanë fituar të dyja ndeshjet e para, fillimisht 2-1 ndaj Serbisë dhe më pas 1-0 ndaj Gjermanisë, duke grumbulluar 6 pikë.

Në krahun tjetër, Holanda ka 4 pikë. Tulipanët  barazuan 1-1 me Gjermaninë në debutim dhe më pas mposhtën Serbinë 2-1..Për trajnerin e ri Xavi, kjo do të jetë një tjetër provë e rëndësishme në fillimin e aventurës në stolin holandez.

Holanda do të ketë disa mungesa në repartin ofensiv, ndërsa Cody Gakpo dhe Brian Brobbey janë jashtë për shkak dëmtimesh. Në mbrojtje pritet të udhëheqë kapiteni Virgil van Dijk. Greqia, ndërkohë, mbështetet te Dimitris Kourbelis, autor i golit që i dha fitoren historike ndaj Gjermanisë. Një fitore për Greqinë do ta mbante në krye, ndërsa Holanda kërkon tri pikët për të marrë kreun e grupit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos