Festë në kombëtare, Ardian Ismajli feston 30-vjetorin, surpriza nga skuadra

Nga Dea Kozma
1 Tetor 2026, 11:42 | Futboll

Festë në kombëtare, Ardian Ismajli feston 30-vjetorin, surpriza

Një mbrëmje ndryshe për Kombëtaren shqiptare, në prag të ndeshjes ndaj Finlandës.

Mbrojtësi Ardian Ismajli festoi 30-vjetorin e lindjes dhe surpriza erdhi nga shokët e skuadrës. Gjatë darkës në hotelin në Itali, ku kuqezinjtë po qëndrojnë përpara nisjes drejt Finlandës, Ismajli u festua nga i gjithë grupi.

Një tortë dhe duartrokitjet e shokëve të skuadrës shoqëruan momentin special për mbrojtësin, i cili prej vitesh është një nga emrat e rëndësishëm të përfaqësueses. Një festë e shkurtër, por me shumë emocion, pasi fokusi i kuqezinjve tashmë rikthehet te futbolli dhe përballja e radhës.

Ismajli feston 30 vite jetë mes shokëve të Kombëtares, ndërsa dhurata që do të kërkojë nga skuadra është një tjetër rezultat pozitiv në rrugëtimin e Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos