OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkan
Shqipëria ka dendësinë më të ulët të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në Ballkanin Perëndimor dhe &eu...
Shqipëria ka dendësinë më të ulët të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në Ballkanin Perëndimor dhe &eu...
Madrid Sula, mësuesi 60-vjeçar i cili dyshohet se i dërgonte mesazhe erotike nxësëses 13-vjeçare ka dalë ditën e s...
Pas një periudhe pesë mujore, nga dita e sotme janë rikthyer kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë...
Kryebshkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj i ka dal hapur kryeministrit Rama në lidhje me propozimin për reformën territoriale. N&eu...
Në qendër të vëmendjes është sërish Cristiano Ronaldo dhe mungesa e tij në ndeshjen ndaj Norvegjisë. Fakti që...
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nxjerrë këtë të enjte një ftesë për paraqitje për t’u marrë...
Prokuroria e Fierit ka sekuestruar rreth 2.6 milionë euro në llogari bankare, si dhe një automjet luksoz tip “Bentley”, në kua...
Kërkesa e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat mbi përgjegjësitë institucionale lidhur me emërimi...
Policia e Shtetit ka nisur marrjen në pyetje të personave që dyshohet se kanë lidhje me skandalin e videove intime që qarkulluan gjat...
Bitcoin mund të hyjë në një cikël të ri të fuqishëm rritjeje dhe të arrijë deri në 600 mijë dollar...

Shqipëria ka dendësinë më të ulët të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në Ballkanin Perëndimor dhe është i vetmi vend i rajonit ku dendësia e rrjetit rrugor ka rënë gjatë dekadës së fundit. Edhe rrjeti hekurudhor është tkurrur, me rënien më të fortë në rajon, mbi 28% krahasuar me periudhën 2014-2016, sipas raportit të OECD-së Raporti i Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor 2026.
Në infrastrukturën rrugore, Shqipëria regjistron vetëm 13 kilometra rrugë për 100 km² territor, niveli më i ulët ndër gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Në skajin tjetër qëndron Mali i Zi me 74 km rrugë për 100 km². OECD vëren se dendësia rrugore ka mbetur përgjithësisht e pandryshuar në pjesën tjetër të rajonit, ndërsa Shqipëria është e vetmja ekonomi që ka shënuar rënie gjatë periudhës së analizuar.
Situata është edhe më e dobët në hekurudha. Shqipëria ka vetëm 0.9 km linjë hekurudhore për 100 km², përsëri niveli më i ulët në rajon. Për krahasim, Serbia, që kryeson Ballkanin Perëndimor, arrin në 4 km për 100 km². OECD llogarit se dendësia e rrjetit hekurudhor shqiptar është zvogëluar me mbi 28% që nga 2014-2016, rënia më e fortë ndër vendet e rajonit.
Dobësia e hekurudhës nuk kufizohet vetëm te gjatësia e rrjetit. OECD e rendit Shqipërinë, së bashku me Kosovën, ndër ekonomitë ku transporti hekurudhor i mallrave mbetet margjinal, me volume të papërfillshme. Kjo e lë pjesën më të madhe të transportit të mallrave të varur nga rrjeti rrugor dhe kufizon përdorimin e një alternative që në vendet e BE-së luan rol më të madh në tregti dhe logjistikë.
Të dy treguesit ndihmojnë të shpjegohet pse Infrastruktura dhe Ndërlidhja është klasteri ku Shqipëria renditet e fundit në Ballkanin Perëndimor. OECD thekson se, pavarësisht progresit të rajonit në disa elementë të infrastrukturës, hendeku me vendet fqinje të BE-së mbetet i madh dhe Shqipëria ka rezultatin më të ulët ndër ekonomitë e Ballkanit Perëndimor.
OECD e konsideron pikërisht infrastrukturën e transportit si një nga dobësitë kryesore të konvergjencës me BE-në. Rezultati i Shqipërisë në klasterin “Infrastruktura dhe Ndërlidhja” është vetëm 33 pikë kundrejt mesatares 100 të BE-së, duke e renditur 6-ta nga 6 ekonomitë e rajonit. Dendësia e rrugëve vlerësohet në vetëm 7.6% të nivelit të BE-së, ndërsa ajo hekurudhore në 16.1%.
Megjithatë, hendeku nuk është i njëjtë në të gjithë infrastrukturën. Shqipëria ka arritur praktikisht nivelin e BE-së në mbulimin 4G dhe ka përmirësuar ndjeshëm kostot e energjisë elektrike, por këto përparime nuk kanë kompensuar dobësinë e transportit fizik. OECD e përmbledh këtë kontrast duke e cilësuar transportin shqiptar si të pazhvilluar, me aktivitet hekurudhor të mallrave marginal dhe me shpejtësinë broadband më të ulët në rajon./ekofin.al
Madrid Sula, mësuesi 60-vjeçar i cili dyshohet se i dërgonte mesazhe erotike nxësëses 13-vjeçare ka dalë ditën e s...
Skandali me videot intime të bëra publike ditën e djeshme në platforma të ndryshme online, ka qenë në qendër të deb...
Pas një periudhe pesë mujore, nga dita e sotme janë rikthyer kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë...
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nxjerrë këtë të enjte një ftesë për paraqitje për t’u marrë...
Prokuroria e Fierit ka sekuestruar rreth 2.6 milionë euro në llogari bankare, si dhe një automjet luksoz tip “Bentley”, në kua...
Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka shprehur shqetësimin për disa nga ndryshimet e propozuara nga K&e...
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për dosjen e Onkologjikut dhe e ka dërguar çështjen për gjykim ndaj tre pers...
Policia e Shtetit ka nisur marrjen në pyetje të personave që dyshohet se kanë lidhje me skandalin e videove intime që qarkulluan gjat...
Konsumatorët e energjisë elektrike paguan rreth 449.5 milionë lekë, ose afërsisht 4.5 milionë euro, kamatëvonesa gjatë...
Leja e ndërtimit të ndërtesës në rrugën Lysikratous, në zonën e Plakës në Athinë, e cila u shemb pas sh...