Konkursi “Tirana Fountain Tower”, Rama u përgjigjet kritikave: Nuk nxjerrim njerëzit me forcë nga shtëpitë për projektet private

1 Tetor 2026 | 11:51

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në prezantimin e 5 projekteve të paraqitura në kuadër të konkursit ndërkombëtar “Tirana Fountain Tower”.

Gjatë fjalës së tij, Rama iu përgjigj kritikave lidhur me zhvillimin urban dhe projektet e ndërtimit në kryeqytet, duke theksuar se askush nuk nxirret me forcë nga shtëpia për investime private.

Ndërkohë, kreu i qeverisë hodhi poshtë pretendimet për mungesë rregullash dhe mbështeti praninë e arkitektëve të huaj në Shqipëri, duke e cilësuar vendin si një “universitet të hapur të arkitekturës” ku profesionistët vendas rriten pranë mjeshtrave ndërkombëtarë.

“Nuk ka ndodhur në Shqipëri asnjëherë që të nxirret dikush me forcë nga shtëpia për t’u zhvilluar një investim privat dhe asnjë privati nuk i është mohuar e drejta e tij për të zhvilluar apo jo një projekt.

Ne me zaptuesit që janë pjesë e proceseve të legalizimit, edhe për ata ligji është shumë i qartë dhe asnjëherë nuk kemi mbajtur anën e pronarit apo zhvilluesit, nuk ka garanci që të jepet një kontratë qiraje dikujt tjetër, për një numër të caktuar vitesh e të paguhet nga zhvilluesit derisa qytetari të hyjë në programet e strehimit që i trajton bashkia.

E vërteta është krejt ndryshe, kemi patur diskutime për zhvillimin, pengesat që kanë dalë në zhvillimin urban dhe arkitektonik, por nuk do të thotë që ne në Shqipëri ndërtojmë pa rregulla apo bëjmë diçka që në vendet e tjera është e papranueshme dhe e palejueshme.

Në fakt ka diçka shumë të qartë për mua që është xhelozia e njerëzve mediokër dhe të njerëzve të cilët kapen pas nacionalizmit, pasaportës, kapen pas faktit që janë pjesë e komunitetit lokal dhe nuk kapen pas profesionit, argumentave dhe mundësive për të qenë konkurrues. Ndërkohë që janë shumë arkitektë dhe shumë profesionistë të rinj shqiptarë që janë pjesë e këtij transformimi dhe pjesë e punës me arkitektë të huaj.

Dhe kjo e bën Shqipërinë vendin ku arkitektët vendas kanë mundësi më shumë se vende të tjera që të rriten profesionalisht, që të punojnë me arkitektë që janë në nivelin më të lartë sot të mendimit dhe të profesionit. Sot Shqipëria dhe Tirana janë universiteti më i madh i hapur i arkitekturës në natyrë.

Sot arkitektët kanë mundësi të takojnë, të ndjekin, të punojnë konkretisht me mjeshtra”, u shpreh Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Detaje të reja nga videot intime, zbardhet dëshmia e Hilës: Nuk i kam publikuar unë

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me dëshminë e kompozitorit Adrian Hila me policinë, pas publikimit dhe shpërndarjes së disa videove me përmbajtje intime në...
11:43 | 01/10/2026

Policia thërret për pyetje Adrian Hilën pas publikimit të videove intime, kompozitori: Do paraqitem

Policia e Tiranës ka thirrur për t’u paraqitur dhe për t’u marrë në pyetje kompozitorin Adrian Hila, pas publikimit dhe shpërndarjes së disa videove me...
11:13 | 01/10/2026

“Keqardhje për viktimat e videove intime”, Kryemadhi: Ai që i ka regjistruar dhe shpërndarë duhet të dënohet

Monika Kryemadhi ka reaguar këtë të enjte lidhur me videot intime të personazheve të njohur të ekranit, të cilat prej disa ditësh po qarkullojnë në...
10:56 | 01/10/2026