E enjte, 1 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bojkoti i seancave nga avokatët, Meta: Situatë e stisur nga Ergys Agasi, po më heqin afatet e paraburgimit që mos më njihet asnjë ditë dënim

Gjykata e Posaçme e konsideron të paligjshëm bojkotin e avokatëve. Sipas trupës gjykuese, Dhoma Kombëtare e Avokatisë është një organizatë publike dhe, si e tillë, nuk ka të drejtë të bojkotojë seancat gjyqësore.

Mbrojtësja e Monika Kryemadhit iu drejtua Gjykatës me një analogji. Sipas saj, nëse KLGJ-ja do të kishte dhënë një urdhër të ngjashëm, gjyqtarët do të detyroheshin ta zbatonin, njëlloj siç u kërkohet avokatëve në rastin konkret.

Reklamë

Ndërkaq, SPAK-u i kërkoi Gjykatës pezullimin e afateve të paraburgimit për Ilir Metën, kërkesë të cilën ky i fundit e kundërshtoi.

“Sikurse e dini nga përvoja në këtë çështje, ashtu sikurse edhe prokurorët, unë kam qenë i pranishëm që prej ditës së parë. Mungesa e avokatëve po përdoret në mënyrë abuzive për pezullimin e afateve të paraburgimit, në mënyrë që të mos më njihet asnjë ditë burg. Nuk e kuptoj konfliktin mes avokatëve dhe Gjykatës. Unë nuk mund t’i kërkoj avokatit tim të humbasë licencën. E kundërshtoj kërkesën e prokurorisë për pezullimin e afateve të paraburgimit. Unë jam këtu dhe dua që gjykimi të vijojë, përndryshe ky konflikt është i stisur. Unë kam kërkuar ndërhyrjen e Kuvendit. Nuk jam shkak i këtij konflikti”.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme shtyu seancën për shkak të pamundësisë për të vijuar gjykimin. Ndërkohë, dy avokatët e pranishëm në sallë si publik, Esmeralda Rama, që përfaqëson Monika Kryemadhin, dhe Bujar Mustaj, avokati i Ilir Metës, u gjobitën me nga 5 mijë lekë secili. Gjykata vendosi gjithashtu pezullimin e afateve të paraburgimit për ish-presidentin.

Pas largimit të trupës gjykuese nga salla, Ilir Meta deklaroi se konflikti është i stisur nga shokët e Ergys Agasit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.