Komisioni hetimor për zgjedhjet, Këshilli i Legjislacionit u jep më shumë kohë relatorëve

Nga A2 CNN
1 Tetor 2026, 11:55 | Politikë

Komisioni hetimor për zgjedhjet, Këshilli i Legjislacionit u jep

Këshilli i Legjislacionit ka vendosur t’u japë më shumë kohë relatorëve për t’u njohur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet, raporton gazetarja Fjorela Beleshi. 

Vendimi është marrë pas kërkesës së përfaqësuesve të Partisë Socialiste, të cilët kërkuan shtyrjen e shqyrtimit për t’u njohur më në detaje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të dhënë në qershor.

Këshilli pritet të vijojë shqyrtimin e çështjes pasi relatorët të kenë analizuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos