“Në komunizëm, ulja në kafe quhej kërcënim”/ Konkurs ndërkombëtar për ‘Tirana Fountain Tower’, Rama: Jemi në një kohë kur nevojat dhe ambiciet janë shumë më të mëdha Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas rrëzimit të kërkesës së opozitës në Konferencën e Kryetarëve për mosion me debat në lidhje me rastin e SHISH.
Bardhi shprehu se Kuvendi po shmang përgjegjësin në raport me sigurinë e Republikës së Shqipërisë, që sipas tij është e paprecentë në një shtet demokratik.
“Dënoj bllokimin që mazhoranca i bëri kërkesës për debat. Është e paimagjinueshme që Kuvendi t’i shmanget përgjegjësisë në raport me sigurinë e Republikës së Shqipërisë. Kjo nuk është çështje e drejtësisë. Çështje e drejtësisë është të çojë pas hekurave dhe para përgjegjësisë ligjore cilindo që ka kryer këtë vepër penale. Kuvendi nuk e ka këtë kompetencë, por ka kompetencën e kontrollit mbi pushtetin ekzekutiv dhe institucionet, përfshirë edhe SHISH-in. Në kuadër të këtij funksioni, ka përgjegjësinë të diskutojë për një nga aktet më të paprecedenta në një vend demokratik. S’kemi punë me hetimin e SPAK, veçse t’i lëmë të bëjnë punën e tyre, t’i nxisim ta çojnë punën deri në fund dhe t’i shkojnë këtij problemi në kokë. Koka nuk është Vlora Hyseni. Koka e kësaj afere, e kriminalizimit të institucioneve shtetërore dhe e përdorimit të institucioneve shtetërore si mekanizëm mbrojtës ndaj krimit të organizuar është padyshim Rama”, tha Bardhi.
Top Channel