Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për dosjen e Onkologjikut dhe ka dërguar çështjen për gjykim ndaj tre personave, të dyshuar për korrupsion aktiv dhe pasiv. Të pandehur janë marrë mjeku onkologjik Edmond Gashi, koordinatori pranë Onkologjikut Emiljano Lela, si dhe Mustafa Xhepmetajn, i dyshuar për korruptimin e mjekëve. Sipas hetimeve, mjeku Edmond Gashi, në bashkëpunim me kolegë të tij, dyshohet se orientonte pacientë të diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi, duke mos u ofruar shërbimet në spitalin Onkologjik në QSUT.