BE shqyrton përfaqësimin e vendeve kandidate në Bruksel para anëtarësimit, strategjia e re zbulohet më 6 tetor

Shqipëria dhe Mali i Zi mund të kenë mundësinë të emërojnë nga një komisioner në Bruksel edhe përpara anëtarësimit zyrtar në Bashkimin Europian.

Sipas dokumenteve të brendshme të Komisionit Europian, të siguruara nga The Rapporteur, ideja është pjesë e strategjisë së re për zgjerimin dhe synon t’u japë vendeve kandidate një rol më të madh në institucionet europiane gjatë periudhës mes nënshkrimit të traktatit të anëtarësimit dhe ratifikimit të tij nga të gjitha vendet anëtare.

Komisioneri i një vendi kandidat do të mund të merrte pjesë në mbledhjet e Kolegjit të Komisionerëve dhe në diskutimet për legjislacionin europian, pa cenuar autonominë dhe përgjegjësinë kolegjiale të Komisionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Plani parashikon gjithashtu mundësinë që, pas përfundimit të negociatave, vendet kandidate të dërgojnë vëzhgues në Këshillin Europian. Në të njëjtën kohë, BE-ja po shqyrton një integrim gradual të vendeve kandidate në programe dhe mekanizma si SEPA, Horizon, tregu i emetimeve, shërbimet publike digjitale, siguria kibernetike dhe projektet strategjike në teknologji e energji.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komisioni Europian pritet të prezantojë më 6 tetor rishikimin e politikës së zgjerimit. Gjatë vizitës në Tiranë, presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, deklaroi se po përgatiten udhërrëfyes për vendet që kanë bërë përparimin më të madh drejt anëtarësimit, mes tyre edhe Shqipëria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?