Seanca ndaj Pantiq dhe Zariq mbyllet për publikun, pritet të dëgjohet dëshmitari i mbrojtur

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, seanca e së enjtes në procesin gjyqësor ndaj Momir Pantiq dhe Zharko Zariq, të akuzuar për krime lufte kundër civilëve në zonën e Istogut, u zhvillua me dyer të mbyllura. Arsyeja e mbylljes ishte dëshmia e një dëshmitari që gëzon statusin e anonimitetit.

Të lidhura

None found

Kryetarja e trupit gjykues, Donikë Shala-Abdyli, bëri të ditur se në seancën e kësaj të enjteje ishte paraparë të dëgjohej dëshmitari i mbrojtur i identifikuar si B1, për të cilin gjykata kishte vendosur më parë masa mbrojtëse dhe urdhër anonimiteti, njofton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurorja speciale Florije Salihu-Shamolli kërkoi nga gjykata që seanca të zhvillohej pa praninë e publikut, duke përmendur ndjeshmërinë e lartë të çështjes.

Avokatët mbrojtës të dy të pandehurve, Millosh Deleviq dhe Dejan Vasiq, nuk shprehën kundërshti ndaj këtij propozimi, duke ia lënë vendimin në dorë gjykatës.

Pas kësaj, trupi gjykues vendosi mbylljen e seancës për publikun.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e ngritur më 1 shtator 2024, ish-shefi i stacionit policor në Istog, Momir Pantiq, dhe ish-polici Zharko Zariq, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”.

Në aktin akuzues, të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, thuhet se më 19 maj 1999 në fshatin Dubravë, konkretisht në burgun e Dubravës, pas sulmeve ajrore të NATO-s ku mbetën të vdekur tre të burgosur shqiptarë, Pantiq si drejtues i stacionit policor së bashku me forcat policore serbe shkuan për të marrë nën kontroll situatën. Pasi përfunduan bombardimet, ata bashkë me rojet e burgut hynë në dhomat e të burgosurve dhe ushtruan dhunë sistematike, duke i rrahur në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, thjesht për shkak se ishin shqiptarë.

Aktakuza përshkruan se bombardimet e NATO-s vazhduan edhe më 21 maj, kur humbën jetën 18 të burgosur shqiptarë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Një ditë më pas, në orët e mëngjesit, rojet, të burgosurit serbë të armatosur së bashku me forcat policore dhe Njësitë Speciale nën komandën e Stacionit Policor në Istog, fillimisht i grumbulluan të burgosurit shqiptarë në fushën sportive dhe më pas hapën zjarr me armë të llojeve të ndryshme, ndërsa nga prapa murit të burgut hodhën bomba në drejtim të tyre.

Po sipas aktakuzës, forcat policore serbe të Stacionit Policor në Istog, të udhëhequra nga Pantiq, rrëmbyen gjithashtu një civil shqiptar me pseudonimin “A1”, të cilin e dhunuan seksualisht. Përveç viktimës “A1”, aktakuza përshkruan edhe dhunimin e një viktime tjetër, të identifikuar si “B1”. Të pandehurit akuzohen edhe për vrasjen e disa familjeve në Komunën e Istogut.


Shtuar më 1.10.2026 12:09

Quantcast
sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş