Katastrofa mjedisore në Kasharaj të Lushnjës, ende situatë e rëndë në rezervuar

11:48, 01/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vijon të jetë e rëndë situate në rezervuarin e Kasharajt në Lushnjë.

Ndonëse janë mobilizuar forcat e ushtrisë bashkisë, ministrisë së bujqësisë, vijon të mos ketë ende përmirësim të katastrofës mjedisore.

Gjatë ditës së sotme puna është përqendruar për zhbllokimin e shkarkuesit, me mjete të specializuara nga Albpetrol. Puna vijon me agregatë për pompim e ujit në shkarkues por mbetet problem saraçineska e presionit të lartë që është e dëmtuar gjë që po shkakton vonesë.

Nga ana tjetër Ministria e Bujqësisë nëpërmjet sektorit të veterinarisë po disinfekton gjithë sipërfaqen e ujit të mbuluar me peshk të ngordhur, për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve.

Paralel me këto dy operacione kryesore vijon puna e eskavatorlve për hapjen e rrugës, ku do të kalojnë mjetit e rënda që do të pastrojnë baltën brenda rezervuarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco