Braktisi Kombëtaren, ja kush e merr numrin 7 të Cristiano Ronaldos
Fanella ikonike me numrin 7 të Cristiano Ronaldos do të vishet nga Rafael Leao në përballjen e radhës të Portugalisë.
UEFA ka publikuar listën e lojtarëve të Portugalisë dhe Leao figuron me numrin 7, pas ndryshimeve në skuadrën portugeze.
Cristiano Ronaldo, i cili gjithashtu është i regjistruar me këtë numër në listën e kompeticionit, është larguar nga grumbullimi i Kombëtares pas zhvillimeve të fundit me trajnerin Jorge Jesus.
Leao merr kështu një prej numrave më të famshëm në historinë e futbollit portugez. 27-vjeçari është një nga lojtarët kryesorë të përfaqësueses dhe tashmë do të mbajë përkohësisht numrin që për vite me radhë ka qenë sinonim i Cristiano Ronaldos.

Ndryshimi vjen në një moment të veçantë për Portugalinë, pasi e ardhmja e Ronaldos me Kombëtaren është bërë objekt diskutimi pas largimit të tij të papritur nga grumbullimi.




