LIVE UPDATES
Politike

PS refuzoi debatin për skandalin e SHISH/ Bardhi: Vendimi është dhënë nga Rama, Agasi nuk ka zhvilluar komunikime vetëm me Hysenin por edhe me...

Bardhi thotë se Rama duhet të shpjegojë nëse emërimi i Vlora Hysenit u bë mbi bazën e referencave të shërbimit sekret rus apo serb.

1 Tetor 2026, 11:55 Nga E.d
PS refuzoi debatin për skandalin e SHISH/ Bardhi: Vendimi është
Gazment Bardhi

TIRANA- Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas rrëzimit të kërkesës së PD-së për mocion debati në lidhje me skandalin e SHISH, i cili u rrëzua me votat e mazhorncës. Gjatë një deklarate për mediat, Bardhi pretendoi se ky vendim është marrë me urdhër të kryeministrit Edi Rama. 

Ai theksoi se për grupin parlamentar të PD-së, kapja e SHISH nga krimi i organizuar dhe marrëdhënia e shefes së SHISH me kreun e një grupi të strukturuar kriminal cënon sigurinë kombëtare. Ai e konsideroi të papranueshme për një republikë parlamentare që Kuvendi të jetë i vetmi institucion që shmanget nga përgjegjësia në raport me sigurinë kombëtare të republikës së Shqipërisë. 

Më tej, Bardhi deklaroi se disa ditë më parë i ka kërkuar kryeministrit të shpjegojë cili partner ndërkombëtar ka dhënë referencat e shkëlqyera për Vlora Hysenin. Bardhi thotë se Rama duhet të shpjegojë nëse emërimi i Vlora Hysenit u bë mbi bazën e referencave të shërbimit sekret rus apo serb. Në fund, kreu i grupit parlamentar pretendon se komunikimet e Ergys Agasit nuk kanë qenë vetëm me kreun e SHISH por dhe me vetë kryeministrin.

Gazmen Bardhi: Me urdhër direkt të Edi Ramës maxhoranca bllokoi zhvillimin e një debati mbi një nga skandalet më të rënda në 100 vite shtet, ai i kapjes së SHISH nga krimi i organizuar. Ne si opozitë e kemi ngritur prej mëse 2 vitesh shqetësimin se shefja e SHISH ishte emërim personal i kontrolluar tërësisht, për shkak të pushtetit që Edi Rama i kishte dhënë nga një individ privat, koordinatorit të krimit të kryeministrit Ergys Agasi.

Akuzat e opozitës edhe pse me fakte e prova u përqeshën për 2 vite nga Edi Rama dhe e njëjta maxhorancë që sot ndalon debatin në kuvendin e Shqipërisë për këtë cështje. Për grupin parlamentar të PD-së, kapja e SHISH nga krimi i organizuar dhe marrëdhënia e shefes së SHISH me kreun e një grupi të strukturuar kriminal cënon sigurinë kombëtare.

Dua të dënoj bllokimin që i bëri maxhoranca kësaj kërkese për të zhvilluar mocion me debat në kuvend. Është e paimagjinueshme  për një republikë parlamentare që Kuvendi të jetë I vetmi institucion që shmanget nga përgjegjësia në raport me sigurinë kombëtare të republikës së Shqipërisë. Një nga aktet më të paprecedenta për një vend demokratik. 

Ka kaluar ditë që nga kjo sallë i kam kërkuar kryeministrit të dalë të na shpjegojë cili partner ndërkombëtar ka dhënë referencat e shkëlqyera për Vlora Hysenin. Sepse informacioni që disponon grupi PD nuk përputhet me këtë deklaratë të kryeministrit, përkundrazi referencat kanë qenë për papërshtatshmëri të saj për këtë detyrë të lartë shtetërore, sikundër shërbime partnere kanë patur gjatë gjithë kësaj periudhe shqetësime sa i takon Shërbimit Informativ Shtetërorë,  pra pa dalë skandali dhe cështja e hapur nga SPAK.

Kryeministri ka detyrë të dalë të na shpjegojë se nëse referencat e shkëlqyera për Vlora Hysenin i ka dhënë shërbimi sekret serb kjo dyfishon cënimin e sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Nëse referencat e shkëlqyera për Vlora Hysenin i ka dhënë shërbimi sekret rus padiskutim cënon sigurimë kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Prandaj transparenca mbi këtë cështje është mekanizmi i duhur që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. Edhe pse unë jam i bindur që kryeministri Rama dhe presidenti Bajram Begaj do të përzgjedhin drejtorin e ri të SHISH që do e vënë në shërbim të krimit të organizuar, sepse nuk ishte akt individual i Vlora Hysenit për tu vënë në shërbim të Ergys Agasit. Opinioni publik është skandalizuar nga komunikimet e drejtorit të SHISH me kreun e grupit të strukturuar criminal, por të shohësh komunikimet e Edi Ramës me kreun e grupit të strukturuar kriminal, me të njëjtin individ shastisja kalon në një tjetër nivel./Dosja.al

gazment bardhi

Sondazh

Poll

Kryeministri Edi Rama pritet me protestë gjatë inaugurimit pranë kardiokirurgjisë...

Kryeministri Edi Rama pritet me protestë gjatë inaugurimit pranë kardiokirurgjisë...

Dyshohet se i dërgonte mesazhe nxënëses 13-vjeçare/ Prokuroria kërkon arrest me burg për mësuesin

Monika Kryemadhi para SPAK: Të ndihesh më i dhunuar nga video të tilla sesa nga taksat e larta...

Rama: Do të ishte komunizëm! Askush nuk merret në mbrojtje kur vjen puna për tu përballur me pasojat

Presidentja e Komisionit Europian: Lufta kundër korrupsionit është thelbi

Rama sulmon mediat: Materialet sensitive t'i lihen gjykatës dhe jo leximeve sporadike

"Nuk na duhet të bëjmë të fortin"/ Rama për procesin e integrimit: Duhet të ndihemi të privilegjuar

Von der Leyen: Me mbështetjen tonë u rindërtuan dhe rikonstruktuan 63 shkolla

Von der Leyen në konferencë me Ramën: Do të përcaktohen edhe udhërrëfyesit për Shqipërinë

Shqipëria e "zhytur" në skandale, Rama: Sistemi po e lufton korrupsionin

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Informova Von der Leyen për Zvërnecin"/ Rama: Do ndezim Pasqyrën me dokumentet

Rama në konferencë me Von der Leyen: Vullnet i hekurt për të çuar përpara procesin

Takimi i Ramës me Von der Leyen/ Protestë në Bulevard, shoqërohet një person

Von der Leyen mbërrin në Kryeministri/ Pritet me ceremoni zyrtare nga Rama, qytetarët protestë

Takimi i Ramës dhe Von der Leyen, protestuesit shpërndahen në grupe, policia 'blindon' zonën

Vizita e Von der Leyen shkakton kaos në Tiranë, policia vazhdon të shtyjë protestuesit

Vijojnë përplasjet para kryeministrisë, policia shtyn me forcë protestuesit

Protestuesit ndezin flakadanë, përplasje edhe me efektivë të policisë

Presidentja e KE pritet nga Rama me ceremoni zyrtare, qytetarët protestë nga ana tjetër

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët përplasen me policinë: Polici ktu na ke, ti mbron krimin

Vatër zjarri në Fllakë të Durrësit, flakët përfshijnë një pikë skrapi

Von der Leyen në Tiranë/Qytetarët mblidhen në protestë pranë Kryeministrisë, nisin shoqërimet e para

Fermeri

Zjarr masiv në Verbas të Patosit, flakët rrezikojnë banesat dhe bizneset

Bie zjarr pranë Parkut të Apolonisë në Fier, digjen disa ullinj ndërsa flakët u afrohen banesave

Nis pastrimi i liqenit të Kasharajt, nën hetimi administratori i firmës që po rehabiliton digën

Rama për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale: Drejtësia mos frikësojë të pafajshmit

"Jo kontroll celularëve pa autorizim"/ Rama: Ndalohen përgjimet e të dhënave identifikuese

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: Avokati nuk është dekor, deklarimet nën torturë...

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Rama: Për veprat me dënim nën 5 vite nuk do të ketë...

Ndryshimet në Kod, Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit!

Reforma në Drejtësi, Rama: 62% e njerëzve në burgje, janë në paraburgim!

Rama për Reformën në Drejtësi: Kemi parë forcën, por edhe dobësitë përballë realitetit

Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, del nga SPAK: Nuk e di pse kisha një parandjenjë që do...

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala, do të pyetet për çështjen Agasi

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Fllakë, nuk ka të lënduar

Mashtronin qytetarë të BE-së përmes platformave online, arrestohen katër persona në Tiranë

Zjarr në Gjirokastër, flakët u drejtohen banesave dhe magazinave

"Ju erdhi fundi"/ Vijon marshimi i protestuesve nëpër Tiranë: Rama jep dorëheqjen

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

122 ditë protestë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Studentët të bashkohen, të rrëzojmë këtë regjim

Aktivisti Arben Kola thirrje studentëve: Bashkohuni në shesh, merrni udhëheqjen e vendit

Aktivistja lexon kërkesat: Kërkojmë anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura

Berisha takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës në Strasburg: Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Bie zjarr në kodrat me ullishte në Gorishovë, flakët favorizohen nga era e fortë

Rama nga Brukseli: Qeveria reflektim përmes 'Pasqyrë Albania'

Rama në Samitin e Euronews 2026: Shqipëria një nga vendet më të sigurta në Evropë