web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prezantohen projektet për parkun "Rinia”/ Rama: Zhvillimi i pronës private dhe vetë kryeqytetit

1 Tetor 2026, 11:57, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm këtë të enjte në prezantimin e pesë projekteve për konkursin e “Tirana Fountain Tower”, që synojnë rikonceptimin e parkut “Rinia”.

Rama u ndal te pamja e këtij parku ndër vite, ndërsa u shpreh se rindërtimi vjen si nevojë e ofrimit të një impakti të rëndësishëm edhe në hapësirën përreth.

Sipas kryeministrit, pjesëmarrja e arkitektëve ndërkombëtarë është zgjedhja më e mirë e mundshme.

“Jemi këtu sërish duke bërë atë që dimë të bëjmë më mirë: të ndërtojmë ëndrra. Sot jemi këtu për një zhvillim tjetër të asaj godine që ka nevojë të transformohet për të adresuar nevojat dhe ambiciet e një qyteti që sot nuk është më ai që ishte kur u krijua parku 'Rinia’ apo kur u ndërtua ‘Tajvani’, as në vitet 2000 kur mori një tjetër volum, por në një kohë kur nevojat dhe ambiciet janë më të mëdha. Është një projekt i sipërmarrjes private në një pronë private, që për arsye se zhvillohet në zemër të parkut, brenda perimetrit të pronës private, aty ku jemi në kushtet që duhet rindërtuar, por nga ana tjetër, ndërtimi do të ketë një impakt të rëndësishëm në gjithë hapësirën përreth, po zhvillojmë një konkurs ndërkombëtar, duke besuar shumë fort që me arkitektët në dispozicion të kësaj sfide, do të bëjmë një zgjedhje që do të jetë më e mira e mundshme për zhvillimin e asaj prone dhe vetë kryeqytetin. Nuk mund të rri dot sot pa thënë se unë vazhdoj të besoj se rruga që kemi zgjedhur për të ftuar në Shqipëri dhe përfshirë në këtë fazë historike ëndrrash dhe ambiciesh të mëdha arkitektë ndërkombëtarë, është rruga më e mirë për të nesërmen”, tha Rama./CNA





Lajmet e fundit nga