Filipçe i bën thirrje Mickoskit të mos rrezikojë të ardhmen e vendit: Izolimi mund të sjellë dekada varfërie dhe emigrim

Venko Filipçe, në një konferencë për shtyp të zhvilluar në Kuvend bashkë me grupin parlamentar të LSDM-së dhe koalicionin, i kërkoi Hristijan Mickoskit të mos marrë vendime që mund të dëmtojnë të ardhmen e vendit, raporton Telegrafi Maqedoni.

Të lidhura

None found

Mesazhi i tij u dha në prag të vizitës së Von der Leyen, ndërsa Filipçe paralajmëroi për pasojat që mund të sjellë vazhdimi i politikës së izolimit.

“I bëj thirrje Hristijanit të reflektojë seriozisht. Nëse duhet, le të kalojë edhe një natë pa gjumë. Çfarë do t’i thotë nesër Von der Leyen? Të mos luajë me të ardhmen e vendit, pasi brezat që vijnë mund ta gjykojnë për këtë”, deklaroi Filipçe.

Kreu i LSDM-së tha se vendi ndodhet i bllokuar në procesin e integrimit evropian, ndërsa shtetet e tjera kanë një drejtim të përcaktuar drejt anëtarësimit.

“Deri në vitin 2030, dera e Evropës mbetet e hapur. Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia do të bëhen shtete anëtare. Ne e kemi humbur këtë mundësi. Ndërkohë, Hristijan Mickoski vazhdon të paraqitet si patriot, duke pretenduar se do të mbronte emrin, gjuhën, kulturën dhe identitetin, edhe pse të gjitha këto ruhen në marrëveshjen ndërkombëtare. Ata e dinë këtë”, u shpreh Filipçe.

Filipçe paralajmëroi se qëndrimi në izolim do të ndikojë për një kohë të gjatë në mirëqenien e qytetarëve, në emigrimin dhe në perspektivën e vendit.

“Dua që qytetarët të jenë të vetëdijshëm se, nëse kjo rrugë vazhdon, vendi do të përballet me dekada varfërie dhe izolimi, me varfëri shpirtërore, largimin e fëmijëve, rrugë të papastra dhe ajër të ndotur kudo, shitjen e tokës për interesa të huaja dhe për miniera të huaja, shitjen e ujit për qendra të huaja të të dhënave, si dhe tenderë partiakë për këtë bandë që ndodhet në pushtet”, paralajmëroi ai.


Shtuar më 1.10.2026 12:15

Quantcast
sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş