Është caktuar ditën e sotme masa e sigurisë “Arrest në burg” për mësuesin 60-vjeçar Madrit Sula, i cili i dërgonte mesazhe erotike nxënëses 13-vjeçare.
Sula akuzohet për veprat penale “Ngacmim seksual”, “Shpërdorim detyre” dhe “Pornografia”, të parashikuara nga Kodi Penal.
Mëngjesin e kësaj të enjte, Sula nën shoqërimin e tre efektivëve të policisë, u shfaq i qetë madje buzëqeshte teksa hynte në ambientet e Gjykatës.
Siç mund ta shikoni dhe në foton e siguruar nga newsbomb.al ky është mësuesi Madrit Sula i cili i dërgonte mesazhe erotike nxënës së tij 13-vjeçare, ngjarje kjo që u zbulua në fillim të kësaj jave dhe tronditi mbarë opinionin publik.
Në seancën e sotme gjyqësore të mbajtur në Gjykatën e Fierit, ashtu siç kishte kërkuar dhe Prokuroria, ndaj mësuesit u vendos masa e sigurisë “arrest me burg”.

