
Qeveria e kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez miratoi me dekret ndryshime në ligjin për strehimin dhe qiratë. Me këtë hap koalicioni qeverisës synon t’u përgjigjet protestave mbarëkombëtare kundër përkeqësimit të vazhdueshëm të situatës në tregun e banesave në Spanjë.
Gjatë fundjavës . Prej tri ditësh protestuesit kanë ngritur edhe një kamp të paligjshëm proteste përpara selisë së qeverisë rajonale të Madridit.
Shkak për protestat masive u bë nxjerrja me forcë nga banesa me qira i 87-vjeçares, Maricarmen Abascal, e cila kishte jetuar në atë apartament për 70 vjet. Fati i saj ngjalli solidaritet, zemërim dhe indinjatë në mbarë Spanjën.
Ndërkohë, sipas avokates së saj, Maricarmen Abascal është kthyer në banesën e saj. Kjo u arrit pas negociatave disaorëshe me pronarët e apartamentit.
Nxjerrjet me forcë nga banesat pezullohen deri në vitin 2030
Dekretet e miratuara parashikojnë që nxjerrjet me forcë nga banesat të pezullohen deri në vitin 2030, në rastet kur preken persona në nevojë sociale dhe kur për ta nuk ka një zgjidhje alternative strehimi.
Po ashtu një nga dekretet përcakton që kontratat e qirasë që skadojnë të zgjaten automatikisht deri më 31 dhjetor 2028. Ndërkohë fondeve të mëdha të investimeve në pasuri të paluajtshme u ndalohet deri në vitin 2028 të blejnë ndërtesa banimi në Spanjë.
Dekreti i dytë parashikon që kontratat e qirasë të mos jenë më me afat të caktuar. Deri tani kontratat e qirasë në Spanjë kanë një kohëzgjatje maksimale prej tetë vjetësh. Pas skadimit të tyre qiramarrësit dhe pronarët duhej të negocionin një kontratë të re.
Me hyrjen në fuqi të dekretit të ri qiramarrësit do të kenë të drejtën të kërkojnë vazhdimin e kontratës ekzistuese, duke forcuar kështu mbrojtjen e tyre ndaj rritjes së qirave dhe rrezikut të nxjerrjes me forcë nga banesa.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
1 Tetor10:31
Sulmi amerikan në Britani, Londra: Pas ngjarjes qëndron Irani, ka indikacione të forta
Qeveria britanike beson se Irani ka luajtur një rol në incidentin e ndodhur gjatë fundjavës në bazën ajrore RAF Fairford, ku pes...
BOTA
1 Tetor10:14
Bitcoin drejt 600 mijë dollarëve? Analisti që parashikoi rënien e vitit 2018 pret një rritje historike
Bitcoin mund të hyjë në një cikël të ri të fuqishëm rritjeje dhe të arrijë deri në 600 mijë dollar...
BOTA
1 Tetor10:01
Sulm me raketa në Ngushticën e Hormuzit, goditen tre anije cisternë
Tre anije cisternë nafte me flamur liberian u goditën nga raketa të panjohura ndërsa po kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit...
BOTA
1 Tetor09:58
Më shumë bagazhe dore pa pagesë në avion, si do të funksionojë dhe kur hynë në fuqi
Udhëtarët në BE mund të kenë së shpejti të drejtën për të marrë më shumë bagazhe në kabi...
BOTA
1 Tetor08:49
Trump ultimatum Iranit: Pranoni marrëveshje ose konflikti do të përshkallëzohet
Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar gjuhën ndaj Iranit, duke deklaruar se Teherani ndodhet përballë një zgjedhjeje të...
BOTA
1 Tetor08:29
Alarm për fruthin në SHBA/ Vdekja e pestë në Pensilvani dhe një rekord rastesh prej 35 vitesh
Autoritetet në Pensilvani , një shtet në lindje të Shteteve të Bashkuara, konfirmuan të mërkurën vdekjen e pestë ...
BOTA
1 Tetor08:17
Të burgosurit e liruar politikë në Iran rikthehen në jetën normale, por pa sendet e konfiskuara
Kur aktivistja Sanaz Yekta u kthye në shtëpi pasi u lirua në shkurt nga burgu famëkeq i Iranit, Evin, shumë prej sendeve të saj ...
BOTA
30 Shtator23:54
Tri pikat kryesore nga samiti i Trump-it me "mendjet që po ndërtojnë Epokën e Artë të Amerikës" për "Super-Inteligjencën"
Presidenti amerikan Donald Trump organizoi të martën një takim me drejtuesit kryesorë të teknologjisë, për atë që a...
BOTA
30 Shtator22:16
VIDEO/ Momenti kur gruaja e tmerruar hidhet nga rreth 80 metra në kanion
Ky është momenti tronditës kur një turiste e tmerruar hidhet rreth 80 metra në një kanion, pavarësisht lutjeve të saj dr...
BOTA
30 Shtator21:52
Zbulimi tronditës: Agjentët rusë planifikuan vrasjen e Garry Kasparov në SHBA
Sipas një raporti në gazetën El Mundo, figurat e opozitës ruse thuhet se janë vënë në shënjestër të nj&eu...